Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka kërkuar nga partitë politike në Kosovë që të bashkëpunojnë ndërmjet dhe të arrijnë një pakt sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Madje ai thotë se jo vetëm për presidentin, por edhe për problemet e tjera që ka vendi liderët duhet të jenë një zëri.
“Mendoj që ky problem i takon partive politike, të cilat duhet të bëjnë një pakt për të dalë nga kjo situatë e vështirë politike që është, jo vetëm thjesht për zgjedhjen e presidentit, por edhe për problemet më të rëndësishme që ka Kosova sot”, tha Minxhozi për Ekonomia Online.
Sa i përket paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Minxhozi tha që e rëndësishme është të ketë zgjidhje, të cilën ai e shesh vetëm nëpërmjet bashkërendimit të aktiviteteve.
“Në radhë të parë Kosova duhet ta zgjidh këtë problem, nuk jam një person që duhet të them që duhet të ketë zgjedhje, por unë them që duhet të ketë zgjidhje, dhe zgjidhja është që partitë politike duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”.
Bashkëpunim ai ka kërkuar edhe ndërmjet vendeve fqinje, bashkëpunim ky që sipas tij, duhet të jetë pa paragjykime.
“Unë nuk mund ta quaj një mini-shengen ballkanik por neve duhet të ecim me atë rrymën evropiane të Bashkimit Evropian, të Konferencës së Berlinit, për të realizuar një bashkëpunim të frytshëm rajonal në mes të gjitha vendeve të rajonit perëndimor, pa paragjykime”.
Kur foli për menaxhimin e pandemisë, ai tha se ky është problem i madh jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë botën.
“Ka përpjekje shumë të mëdha nga qeveria për të kapërcyer këtë problem dhe unë mendoj që njerëzit kanë një ndërgjegjësim më të lartë sesa në të kaluarën”.
Ai mes tjerash tha është shumë e rëndësishme që situata të mbahet nën kontroll dhe kujdesi të shtohet.
“Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne ta mbajmë situatën në kontroll gjë e cila po arrihet deri tash dhe ky kujdes duhet të vijë duke u shtuar”.
“Shoh që ka një bashkëpunim në mes institucioneve shëndetësore të Shqipërisë dhe Kosovës, jo thjesht në shkëmbimin e informacioneve por edhe për hartimin e disa politikave rajonale në mënyrë që mund të ndihmojnë për parandalimin e kësaj sëmundje për eskalimin e tij të mëtejshëm”, tha ambasadori shqiptar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova