Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se paratë e Fondit të Kursimeve Pensionale duhet të shpenzohen brenda vendit.
Tutje, ai tha se qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi që pandemia COVID-19 ka shkaktuar shumë humbje te bizneset.
“Qytetarët e kanë mirëpritur 10-përqindëshin e Trustit. Por vetë shkalla e aplikimit dhe numri i aplikimeve na japin disa indikacione. Qytetarët janë në krizë se në kushte tjera nuk do të ishin aq të etur për t’i tërhequr mjetet. Gjithashtu ne e shohim që ka shumë nevoja bazike që qytetarët pritet t’i tërheqin nga 100 euro deri në 500 euro dhe kjo tregon që mirëqenia në vend është e cenuar jo vetëm nga kjo krizë por përgjithësi nga këto zhvillimet e fundit që nuk kanë prodhuar zhvillim pozitiv në vend dhe kjo tregon që duhet të ndërrohet qasja në raport me qeverisjen dhe të krijohet një qeverisje që garanton zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e vendit”, tha ai për EO.
Rukiqi theksoi se presin një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi, duke shtuar se në tri vitet e ardhshme duhet të ketë veprime shtesë, të cila mund të lehtësojë jetën e bizneseve.
“Edhe masat në raport me Qeverinë edhe puna e bizneseve në këtë kohën e mbetur të vitit të mundësojë që ato mjete të shpenzohen në Kosovë. Por ne presim një hyrje rreth 200 milionë euro në ekonomi. Rimëkëmbja nuk lidhet vetëm me vitin 2021 duhet edhe veprime shtesë edhe në tri vitet e ardhshme atëherë mund ta ketë një ndikim që të lehtësohet jeta e bizneseve dhe të ruhen vendet e punës”, ka përfunduar Rukiqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City