LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit në Tetovë me protesta kërkojnë korrigjim të rrogës që ju është premtuar nga komuna

Zjarrfikësit në Tetovë me protesta kërkojnë korrigjim të rrogës që ju është premtuar nga komuna

Zjarrfikësit e Tetovës, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, sot kanë mbajtur protesta në qarkoren e njësitit të zjarrfikësve.

Ata sërish kërkojnë nga komuna, që si themeluese t’ua paguajë shtesat e premtuara të pagës, të cilat kanë qenë pjesë e marrëveshjes së qershorit të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Janë shkelur afatet e arsyeshme për problemet ligjore. Kishim marrëveshje që të tejkalohen problemet, megjithatë nga ana e tyre nuk ka përgjigje, vetëm shtyrje kohore dhe deri sot nuk ka asnjë përgjigje. Kërkojmë atë që na takon me ligj”, tha Sasho Mishevski – kryetar i njësisë sindikale në Tetovë.


Ai tha se zjarrfikësit e Tetovës kanë katër kërkesa për komunën.

“Kërkojmë sigurim kolektiv nga punëdhënësi, në të gjithë shtetin ka sigurim kolektiv vetëm ne nuk kemi. Së dyti, gjithkund janë bërë korrigjime të shtesave të rrogës gjatë punës së natës, festave, fundjavave dhe ka orë shtesë, vetëm tek ne nuk janë korrigjuar”.

“Së treti, sikur kolegët në Shkup që e morën, edhe ne kërkojmë korrigjim të rrogës të 20 përqind rrezikut në punë. Ajo nuk është e përfshirë në rrogë. Dhe së fundmi, me vendim gjyqësor për vitet e kaluara është vendosur të paguhen 60 mijë denarë për parashtresa, deri tani nuk janë paguar, janë paguar vetëm 20 mijë denarë”, tha Mishevski.

Në protestën e sotme, zjarrfikësit thanë se i japin afat Komunës së Tetovës të vendosë për kërkesat e tyre, në të kundërtën do të vazhdojnë me protestat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Shkëmbim zjarri mes dy grupeve, policia jep detaje nga vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë
Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Punëtorët serbë mblidhen para objektit të ish-komunës paralele në veri të Mitrovicës, kërkojnë rikthimin në punë

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Policia e Kosovës: Protestat në veri të Mitrovicës u zhvilluan të qeta dhe pa incidente

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori