LAJMI I FUNDIT:

Pleurat Hajrullahu dhe Afrim Pllana zgjedhen sipërmarrësit e rinj më të mirë të vitit 2020 në Suedi

Pleurat Hajrullahu dhe Afrim Pllana zgjedhen sipërmarrësit e rinj më të mirë të vitit 2020 në Suedi

Shqiptarët nga Kosova, Pleurat Hajrullahu dhe Afrim Pllana, janë zgjedhur sipërmarrësit e rinj më të mirë të vitit 2020 në Suedi. Me përkushtimin e tyre kanë arritur të ngrisin suksesshëm kompaninë e tyre të reklamave Pixid AB.

Kompania Pixid AB ishte një agjenci krejtësisht e re reklamash kur filloi COVID-19. Pronarët Pleurat Hajrullahu dhe Afrim Pllana për shkak të gjendjes pandemike, me shpejtësi kishin shndërruar biznesin e tyre në një kompani prodhuese për maska ​​plastike për kujdesin shëndetësor, një përshtatje unike me situatën aktuale me COVID-19.

Produkti i tyre është certifikuar nga CE, dhe tani përveç tregut suedez, maska unike e prodhuar nga ta, eksportohet edhe në 23 vende të tjera evropiane.


Pleurati tregon se në fillet e biznesit të tij kishte pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga liderët e kompanisë “NyföretagarCentrum”, të cilët pa-hezituar e kishin njoftuar me komunitetin e biznesit në Suedi.

Harry Goldman, drejtori i kompanisë NyföretagarCentrum Sverige, i cili edhe ka ndarë çmimin, ka thënë se fituesit janë të gjithë shembuj të shkëlqyeshëm të ndërmarrjeve të qëndrueshme fillestare që kanë potencial të rritjes së kompanisë.

“E përbashkëta e fituesve është se përmes sipërmarrjes së tyre ata shtojnë diçka të re: një model biznesi; qëndrueshmëria sociale ose e gjelbër; industri të reja ose inovacione”, thekson Goldman.

Sipas tij, ajo që e bën fituesin e këtij viti unik është shpejtësia e tyre për të krijuar diçka në mbrojtje të coronavirusit, pavarësisht nga fakti se biznesi i sapo filluar kishte një fokus krejt tjetër.

Artikullin e plot në suedisht mund ta lexoni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?

Ekonomi
Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Qeveria spanjolle miraton vendimin për shkurtimin e orëve të punës

Botë
“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

“Pakoja juaj i nënshtrohet tarifave doganore...” - Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve përmes SMS-ve

Ekonomi
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”

Ekonomi
Filmi plot pasion

Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC

Ekonomi
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori