LAJMI I FUNDIT:

Xhelili: Si komision nuk kemi informacione për kërkesën e Hotit për dorëheqjen e shefit të AKI-së

Xhelili: Si komision nuk kemi informacione për kërkesën e Hotit për dorëheqjen e shefit të AKI-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka kërkuar nga shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi që të liroj detyrën e tij.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk janë dhënë detaje shtesë për këtë çështje.

E për këtë veprim të Hotit nuk janë në dijeni as në Komisionin për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.


Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së
Lexo po ashtu Hoti ia kërkon dorëheqjen shefit të AKI-së

Kryetari i këtij komisioni nga PDK, Fatmir Xhelili ka thënë për Telegrafin se nuk kanë informacione.

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni kryeministrit. Ne si komision nuk kemi informacione”, tha shkurt Xhelili.

Kujtojmë se së fundi Kreshnik Gashi, ishte ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës. /Telegrafi/