LAJMI I FUNDIT:

Në Spitalin e Pejës, pacientët po hasin vështirësi për të marrë shërbimet e rëntgenit

Në Spitalin e Pejës, pacientët po hasin vështirësi për të marrë shërbimet e rëntgenit

Në Spitalin Regjional të Pejës ka 10 ditë që rëntgeni është jashtë funksionit. Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga pacientët duke pasur parasysh që po ndodh në një kohë pandemie. Ndërsa, drejtori i radiologjisë thotë se aparatura do të vijë ditët e ardhshme.

Ka 10 ditë që në spitalin Regjional të qytetit të Pejës, rëntgeni nuk punon.  Tani, ambulanca specialistike ku ndodhet radiologjia është vendi i vetëm ku mund të kryhet një ekzaminim i tillë.

Pacientët thonë se kjo, sidomos tash në kohë pandemie, është e papranueshme.


“Po duhet më lëvizë poshtë e lartë. Pastaj edhe radhë duhet të presim. Më vështirë se kaq nuk ka. Çfarë të bëjnë qytetarët e shkretë. Faji i drejtorit apo kryetarit, ne nuk e dimë”, shprehet për RTV Dukagjinin, Muhamet Balaj.

“Situata është shumë e vështirë. Jemi të lodhur edhe materialisht edhe në aspektin shëndetësorë”, shprehet qytetari tjetër Bajram Gashi.

Megjithatë, drejtori i Radiologjisë, Shemsedin Muhaxheri thotë se kanë bërë zgjidhje edhe për pacientet me COVID – 19.

“E kemi përdor rëntgenin edhe në ambulancën specialistike. Pak është problematike se duhet shkuar nga një ndërtesë në tjetrën, por nuk kemi pasur ngecja sa i përket punës e sidomos punës me pacientët që kanë qenë të prekur me coronavirus”, deklaroi Shemsedin Muhaxheri.

Madje, është premtuar një rentgen mobil, si zgjidhje e këtij problemi.

“Edhe ministri na ka premtuar se do të na sjell njërin nga pesë rentgenat mobil që kanë arritur në Prishtinë. Kjo aparaturë do të na zbuste pak situatën”, deklaroi më tej Shemsedin Muhaxheri.

Sipas tij rëntgeni ekzistues deri në fund të javës do të jetë funksional për të gjithë ata që kanë nevojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori