LAJMI I FUNDIT:

UNESCO kujton Parashqevi Qiriazin

UNESCO kujton Parashqevi Qiriazin

UNESCO, përmes faqes së saj zyrtare, ka njoftuar për shënimin e 50-vjetorit të vdekjes së Parashqevi Qiriazit, më 17 dhjetor 2020.

Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara, jep një kronologji të jetës dhe veprës së Parashqevisë, duke e cilësuar atë si “një nga figurat kryesore të Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit XIX dhe fillimit të shekujve XX”.


Pasi që jepen detaje biografike mbi Parashqevi Qiriazin, duke saktësuar Manastirin si qytetin e saj të lindjes (2 qershor 1880), UNESCO thotë se ishte “pioniere në edukimin dhe emancipimin e grave në Perandorinë Osmane”, teksa e krahason atë me arritjet e Marianne Hainischut në Austri, Annestine Beyerit në Danimarkë ose Maria Montessorit në Itali. ttps://en.unesco.org/news/parashqevi-qiriazi-morning-star-womens-emancipation