LAJMI I FUNDIT:

Shorti për Kupën e Kosovës në basketboll nxjerr përballje interesante

Shorti për Kupën e Kosovës në basketboll nxjerr përballje interesante
(Foto: basketbolli.com/KB Peja/Korniza Studio)

Është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll. Ndarja e çifteve çerekfinale është bërë sipas renditjes pas xhiros së shtatë të Prince Caffe Superligës, apo përfundimit të ciklit të parë, gjithnjë sipas Propozicioneve të Garave.

Në çerekfinale të Final 8 Kupës së Kosovës do të përballen Peja-Sigal Prishtina, Rahoveci-Trepça, Golden Eagle Ylli-Bashkimi dhe Ponte Prizreni-Vëllaznimi.

Në gjysmëfinalen e parë do të përballen fituesi i ndeshjes Peja-Sigal Prishtina me fituesin Ponte Prizreni-Vëllaznimi, kurse në gjysmëfinalen e dytë fituesi i takimit Rahoveci-Trepça me fituesin e takimit Golden Eagle Ylli-Bashkimi.


Ndeshjet e Final 8 do të zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm – njofton FBK.

Gjithashtu është hedhur shorti për Superligën e Femrave. Në Grupin A janë Bashkimi, Penza dhe Trepça, kurse në Grupin B janë Vëllaznimi, Kosovahome Prishtina dhe Kastrioti.

Në rrethin e parë të Kupës takohen Penza – Trepça dhe Kosovahome Prishtina – Kastrioti. Bashkimi dhe Vëllaznimi kualifikohen tutje, skuadra që janë të renditura në vendin e parë, përkatësisht të dytë.

Në Ligën e Parë të Meshkujve në Grupin A bëjnë pjesë: AS Prishtina, Marigona Hill Prishtina, Prishtina e Re, New Basket, Megasport, kurse në Grupin B bëjnë pjesë: RC Cola Drita, Istogu, Lipjani, Feronikeli dhe Vushtrria.

Në rrethin e parë të Kupës së Ligës së Parë takohen: Marigona Hill Prishtina – Prishtina e Re, Istogu – Lipjani, New Basket – Megasport dhe Vushtrria – Feronikeli. AS Prishtina dhe RC Cola Drita kalojnë në xhiron tjetër.

Në trend Sport

Më shumë
Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Përfaqësuesja e Kosovës
Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një

Jurgen Klopp do të kthehet në bankinë – por ka një "rreng"

Bundesliga
Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Live Kosovë - Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Top dhjetë skuadrat më të shtrenjta në botë – ka disa befasi të mëdha në listë

Top dhjetë skuadrat më të shtrenjta në botë – ka disa befasi të mëdha në listë

Ndërkombëtare
Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

Real Madridi i pakënaqur me komentet e Vinicius Jr, Los Blancos tani janë më të hapur për ta larguar

La Liga
Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori