LAJMI I FUNDIT:

Një hit absolut i vitit 2020: Ky produkt është gjithashtu më i popullarizuar se letra higjienike

Një hit absolut i vitit 2020: Ky produkt është gjithashtu më i popullarizuar se letra higjienike

Nuk është sekret që të gjithë duan një konzolë të re Sony dhe është akoma më pak sekret se gjithçka që lidhet me blerjen e saj është një kaos total që meriton tekstin e vet.

Por cirku duket se ka krijuar një kthesë interesante në Google ku kërkimi për një konzolë të re PlayStation 5 e ka bërë atë më të popullarizuar sesa letra higjienike, transmeton Telegrafi.

Nuk do t’ju befasojë as fakti që PS5 është një term më i kërkuar se Xbox, megjithëse të dy konzolët përfunduan në 5 të parët, të ndjekur nga kërkimet për letër higjienike, maska ​​dhe mjete pastruese për duar.


Sa për lojërat, këto janë lojërat më të kërkuara në Google:

1. Among Us
2. Fall Guys: Ultimate Knockout
3. Valorant
4. Genshin Impact
5. Ghost of Tsushima
6. Animal Crossing
7. Assassin’s Creed: Valhalla
8. The Last of Us 2
9. Madden NFL 2021
10. Jackbox. /Telegrafi/