LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Bashkëpunimi dhe miqësia mes RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë me ritëm të pandalur

Osmani: Bashkëpunimi dhe miqësia mes RMV-së dhe Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë me ritëm të pandalur

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani realizoi bisedë telefonike me Ministren për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.

Në takim, thuhet në kumtesën e MPJ-së, ministri Osmani shprehi kënaqësinë nga partneriteti afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar në 27 vitet e kaluara, për të cilën theksoi se reflekton përmes dialogut dinamik politik, zhvillimit të fuqishëm ekonomik dhe bashkëpunimit sektorial.

“Është me të vërtetë fakt impozant që Mbretëria e Bashkuar për momentin paraqet partnerin e dytë tregtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njërin prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend”, tha Osmani, duke bërë me dije rëndësinë e Marrëveshjes së re për partneritet, tregti dhe bashkëpunim, i cili siguron tranzicion të pandërprerë në marrëdhëniet e përgjithshme ekonomike mes dy vendeve edhe pas daljes formale të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.


“Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje siguruam rrethane të parashikueshme për bizneset që kanë vendosur relacione ekonomike mes dy vendeve, si dhe kushte solide për zhvillim më të madh të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, theksoi Osmani.

Në kuadër të bisedës u hap edhe tema për partneritet në kuadër të NATO-s. për të cilën bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdon me ritëm të pandalur. Osmani kujtoi se është e rëndësisë së veçantë mbështetja e fuqishme britanike që e merr Armata jonë në funksion të kontributit të përbashkët drejt stabilitetit rajonal dhe sigurisë globale.

Ministri u falënderua edhe për mbështetjen e marr nga MB për presidencën me OSBE-në në vitin 2023, duke riafirmuar përpjekjet për promovimin e vendit tonë si partner stabil ndërkombëtar që i përkrah të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit, e kështu me radhë.

Ministrja Morton, veçoi se Maqedonia e Veriut arriti që gjatë periudhës së kaluar të ndërmerr vendime të guximshme dhe të arrijë rezultate të jashtëzakonshme, që rezultuan me zyrtarizimin e anëtarësimit në Aleancë. Ajo shprehi bindje se së shpejti do të kapërcehen edhe sfidat lidhur me çështjet bilaterale dhe do të miratohet Korniza negociuese për nisjen e bisedimeve për aderim në BE. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka dalë nga Unioni, ajo mbetet përkrahëse e proceseve reformuese në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan

Stoilkoviq do ta përmirësojë tekstin ku shkruan "Kosova dhe Metohija": Si serb kurrë nuk do ta pranoj Republikën e Kosovës

Lajme
Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Dyshohet se keqpërdorën kartela bankare dhe tërhoqën mjete nga skema pensionale - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Ambasadori i Shqipërisë dhe shefi i Zyrës së Kosovës takohen në Beograd – flasin për aktivitetet e përbashkëta gjatë 2025-s

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori