Ndodh përherë kështu. Regjimet autoritare apo diktaturat bien pikërisht atëherë kur e ndiejnë veten më të forta se kurrë.
Dhe, e ka një shpjegim: pikërisht në momentin që ato e ndiejnë veten më të forta se kurrë, e kanë poshtëruar në maksimum popullin e tyre dhe ia kanë zhytur thikën aq shumë në palcë, saqë mendojnë se ia kanë mpirë çdo nerv reagimi, dhe se e kanë mbytur edhe në skutën më të fundit shpirtin e rezistencës. Por nëse opozitarët mund të vriten, kërcënohen apo blihen, shpirti i rezistencës dhe opozitarizmit nuk zhduket kurrë.
Dhe, pikërisht atëherë kur elitat janë korruptuar, mediat janë blerë, kur burrat dhe gratë e kanë parë të udhës që të merren me hallet e përditshme të familjeve të tyre, kur duket se qytetarët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të pajtohen me fatin e tyre të dhjerë dhe të zhysin turinjtë në filxhanin e kafes, të birrës apo rakisë, ndodh një “aksident” i vogël dhe gjitha ngrehina shkallmohet.
Atëherë, lideri, “lideri i madh”, lideri me të cilin personifikohet sistemi, ndihet papritur i vetmuar, i braktisur, i tradhtuar dhe përfundon në mjerim. Shkon tragjikisht drejt fundit të tij, sepse drejt fundit shkojnë edhe liderët joautoritarë. I vetmi ndryshim mes këtyre liderëve është se ndërsa liderët joautoritarë largohen, liderët autoritarë i zbojnë. Dhe, kur i zbojnë, nuk e kuptojnë pse. A nuk ishte i habitur Gedafi kur po ia fusnin hurin në prapanicë, pikërisht ata që e kishin “adhuruar”. “Pse, pse,-thoshte ai,- çfarë ju kam bërë?”.
A nuk ishte i habitur Çaushesku me të shoqen teksa e fishkëllenin me mijëra “adhurues” të tij në një shesh të Bukureshtit, apo teksa e pushkatonin në një plevicë në një fshat të Rumanisë? Tradhtarë! – u thoshte atyre që e pushkatonin.
A nuk ka qenë i habitur Benito Musolini, kur po e varnin bashkë me të dashurën e vet, Klarën, në një shesh të Milanos romakët e ringjallur prej tij?
Po Hitleri në bunkerin e tij?
Po Mubaraku, teksa e rrasnin në burg gjeneralët e tij bashkë me aleatët ndërkombëtarë?
Po, Sadami i nxjerrë nga pusi teksa ia numëronin dhëmbët si të kalit?
A nuk ishte e habitur Nexhmije Hoxha teksa ia rrëzonin bustin mu në mes të sheshit burrit të vet “udhëheqësit të pagabueshëm, legjendar…”.
Shembuj historia ka plot, por liderët autoritarë nuk e lexojnë historinë, mendojnë se e bëjnë historinë. Ata nuk e lexojnë as realitetin, megjithëse ai i jep pafund shenja për përkohshmërinë e tij.
Kryeministrit Edi Rama po i ndodh fiks e njëjta gjë. Ishte në ShBA për të bërë gjestin e radhës propagandistik. Shkoi atje jo për të gjetur vaksina për popullin e tij, po për të bërë një foto me prodhuesin e vaksinës anti-Covid. E bëri foton. Ndërkohë, në vendin e tij, ku ai ndihej mbret, “ndodhi aksidenti”: u vra një i ri i pafajshëm nga Policia e tij. Vrasja shkaktoi një revoltë aq të madhe sa mijëra të rinj dolën në rrugë dhe protestuan në mënyrën më dinjitoze të mundshme. Lideri i madh mendoi se mund ta qetësonte turmën duke i hedhur në gojë gjeneralin e tij të graduar si kryeshërbëtor të vetin, por nuk qe e thënë. Të rinjtë e revoltuar e zhytën në kaos Tiranën dhe e sollën në grahmën e fundit pushtetin e tij të kalbur.
Pamjet e mbrëmjes së sotme nga Tirana, ku policë të lodhur rendnin rrugëve të Tiranës pas protestuesve të palodhur, janë fiksuar në mendjet e të gjithëve si agonia e një pushteti të kalbur përballë shpirtit të rezistencës. Ata të rinj ishin ajo çfarë ai kishte harruar se ekzistonte, ose ajo çfarë ai kishte menduar se e kishte zhdukur. Ajo masë të rinjsh, tejet të irrituar, i flisnin ndryshe nga Taulanti, Elisa, Damiani, Mirela, Erioni dhe mijëra shërbëtorë të tyre intelektualë, gazetarë, artistë, shkencëtarë, këngëtarë, futbollistë, stilistë, klounë të pushtetit. Të rinjtë dinjitozë të këtyre dy netëve i thanë ik. Ik ose do të përzëmë. Ata u treguan shqiptarëve se për Ramën ka tashmë vetëm dy mundësi: të ikë në mënyrë paqësore, ose në mënyrë të dhunshme. Por ikja është gjithsesi e vetmja rrugë.
E pamë liderin e madh të frikësuar. Fliste me gulshe, i mbahej fryma, shkurt në pikë të hallit. Në shfaqje të tilla e kemi parë disa herë: me protestën kundër mbetjeve, në protestat e opozitës, në zgjedhjet lokale të vetme të humbura, në protestën e kuksianëve kundër traut, në protestën e studentëve, në protestën e naftëtarëve. Por, sot ishte më i frikësuar se kurrë, më i vetmuar se kurrë, më i lodhur se kurrë. Kur qytetarët janë të frikësuar nga pushteti, thoshte Xhefersoni, jemi në tirani, por kur qeveria është e frikësuar nga qytetarët, jemi në demokraci. Fytyra e Kryeministrit tregon se këto protesta mund të risjellin demokracinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë
Fabrizio Romano zbulon emrat e dy lojtarëve që Barcelona po synon t’i transferojë së shpejti
Trajneri i Zvicrës u dërgon mesazh huliganëve serbë para ndeshjes
E goditi fuqishëm me shuplakë, por Jake Paul i jep një premtim brutal Mike Tysonit
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus
Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët