LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Mejreme Llumnicës, aftësitë e kufizuara nuk e demotivuan për të arritur ëndrrën jetësore  

Rrëfimi i Mejreme Llumnicës, aftësitë e kufizuara nuk e demotivuan për të arritur ëndrrën jetësore  

Mejreme Llumnica në emisionin “Historia ime, motiv për ty” me Elvana Shalën tregon se pavarësisht aftësisë së kufizuar ajo iu doli ballë problemeve dhe paragjykimeve dhe ia doli të realizojë ëndrrën e saj për t’u shkolluar dhe për t’u bërë mjeke.

Në moshën 3 vjeçare Mejreme Llumnica diagnostikohet me virusin polio i njohur si paraliza e fëmijëve.


Virusi i dëmton Mejremes njërën këmbë, duke i shkaktuar vështirësi në lëvizje.

Për shkak të mentalitetit paragjykues në shoqërinë tonë, Mejremja pas dy vitesh shkollim fillor mendon ta braktis arsimimin. Mirëpo me mbështetjen e babait dhe të afërmve të tjerë ajo mbaron shkollimin fillor në vendin ku jetonte.

Me shumë sfida Mejremja u regjistrua edhe në shkollën e mesme të mjekësisë.

“Në atë kohë personat me aftësi të kufizuar hezitonin t’i pranonin në shkollën e mjekësisë. Por për fat të mirë në listat e pranimit u radhita e treta…Me suksese shumë të mira bashkë me kushërirat mbaruam edhe shkollën e mjekësisë”, tregon Mejremja, përcjell Telegrafi.

Mejremja pasi nuk arriti të regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, vazhdoi studimet në biologji pasi thotë se ishte dega më e afërt me mjekësinë.

Por ajo nuk u dorëzua asnjëherë në ëndrrën e saj. Arriti të regjistrohet në mjekësi ku studioi deri në periudhën e luftës.

“Pas luftës vijova përsëri me studime derisa pësova një aksident. Kisha një demotivim por me angazhimin e doktoreshës së Hendokosit, Marie Gjeta rigjeta motivimin për të ecur para”.

Në vitin e katërt të studimeve Mejremja humb babin ku thotë se gati u dorëzua.

“Dita e diplomimit ka qenë një ëndërr e kamotshme, por njëkohësisht ishte ditë më e vështirë pasi babi dhe djali i agjës që ishte krahë për ne nuk ishin në mesin tonë”, tregon Mejremja.

Pas diplomimit Mejremja u martua me kolegun e saj të punës, Farukun.

Pos periudhës së luftës, Mejremja ende nuk ka mundur të ushtrojë profesionin e saj.

Mirëpo me insistimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala dhe mbështetjen e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj ajo do të fillojë procedurat e punësimit nga dita e hënë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori