William Nattrass
“Djemtë e këqij” të Evropës, janë hedhur sërish në veprim. Bashkimi Evropian është përpjekur t’i kushtëzojë fondet e buxhetit, me respektimin e sundimit të ligjit nga shtetet anëtare. Kjo lëvizje është refuzuar nga Polonia dhe Hungaria, duke çuar në shpërthimin e sherrit më të fundit, në një seri të gjatë përplasjesh midis Brukselit dhe vendeve konservatore të Evropës Qendrore.
Por, duke e parë çështjen në një kontekst më të gjerë rajonal, bëhet më se e qartë se kjo nuk është thjesht një tjetër përplasje diplomatike, por pjesë e një tendence më të gjerë. Liberalizmi i BE-së, po përballet tashmë me një kundërshtim serioz ideologjik nga i gjithë blloku “i Vishegradit”, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia.
Mosmarrëveshja e fundit mbi mekanizmin e sundimit të ligjit, ishte e parashikueshme. Shqetësimet në lidhje me këtë mekanizëm, kanë gëluar në Hungari dhe Poloni, që në korrik kur BE miratoi një pakete emergjente ndihme për rimëkëmbjen nga pasojat e koronavirusit.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, dhe ai hungarez, Viktor Orban, janë shprehur se kundërshtimi i tyre ndaj Mekanizmit të Sundimit të Ligjit në projekt-buxhetin e BE-së, është për shkak të shqetësimeve se ai do të përdoret për të ndëshkuar vendet që refuzojnë të pranojnë emigrantë.
Orban e ka përshkruar mekanizmin si një “shantazh ideologjik”. Këto shqetësime në lidhje me emigracionin, janë arsyeja pse BE-ja nuk duhet të jetë e vetëkënaqur, vetëm pse këtë here po përballet vetëm me Hungarinë dhe Poloninë. Kur bëhet fjalë për emigracionin, vendet e tjera të Katërshes së Vishegradit, Sllovakia dhe Republika Çeke, zakonisht qëndrojnë në krah të aleatëve të tyre.
Të katër vendet (ku herë pas here u bashkohen Austria, Letonia, Estonia dhe Sllovenia), kanë mbajtur një qëndrim të koordinuar kundër sistemit të kuotave të shpërndarjes së emigrantëve të propozuar nga BE-ja, i hartuar për të shpërndarë në mënyrë proporcionale emigrantët për secilin shtet anëtar, që prej krizës së emigrantëve të vitit 2015.
Deri në vitin 2018, Republika Çeke supozohej se kishte pranuar 2.691 refugjatë nga Greqia dhe Italia; në fakt ajo mori vetëm 12. Edhe Sllovakia mori vetëm 16 nga 902 azilkërkuesit që i takonte të pranonte. Hungarisë dhe Polonisë iu caktuan përkatësisht të merrnin 1.294 dhe 7.082 refugjatë, por refuzuan dhe nuk pranuan asnjë.
Më pas, u zbulua Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria se kishin shkelur ligjin e BE-së nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (Sllovakia u përjashtua falë 16 emigrantëve që kishte pranuar). Këtë herë Katërshja e Vishegradit ishte përçarë, teksa politikanët çekë dhe sllovakë folën kundër aleatëve të tyre të zakonshëm.
Kjo mund të shpjegohet me paqartësinë mbi Mekanizmit të Sundimit të Ligjit. Por në lojë janë edhe faktorë të tjerë: Kryeministri Çek Babis është përballur me akuzat për konflikt interesi gjatë bisedimeve mbi buxhetin, për shkak të pronësisë që ka në “Agrofert’, një përfitues kryesor i subvencioneve të BE-së.
Në këtë cilësi, ai mund të ngurrojë të rebelohet hapur ndaj Brukselit. Por përtej kësaj mosmarrëveshje, të katër vendet e Vishegradit janë ende të bashkuara, kur është fjala për kundërshtimin e tyre ndaj vlerave liberale të BE-së. Frika e rrënjosur e Hungarisë ndaj emigracionit, duket herë pas here duket e papajtueshme me anëtarësimin në BE.
Por, ky vend është shumë i ndërvarur nga tregtia në BE, sidomos me Gjermaninë. Më shumë se gjysma e PBB-së së Hungarisë, gjenerohet nga kompani të huaja që veprojnë në vend. Edhe qeveria e Angela Merkelit ka ngurruar të marrë një qasje të ashpër kundër Hungarisë, pikërisht për shkak të përfitimeve të mëdha nga bashkëpunimit industrial gjermano-hungarez.
Vitin e shkuar, Hungaria ishte tregu më i madh i eksportit të armëve nga Gjermania. Qëndrimet kundër emigrimit janë më të ashpra në Republikën Çeke dhe Sllovaki, por mbeten gjithsesi të zëshme. Andrej Babis është shumë popullor në pjesët më pak kozmopolite dhe më rurale të Republikës Çeke, popullsia e së cilës është më konservatore kur bëhet fjalë për emigracionin.
Gati dy të tretat e çekëve, mendojnë se vendi nuk duhet të pranojë kurrë refugjatë. Në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki këtë vit, 3 nga 4 partitë kryesore ishin qartazi kundër emigranteve. Është pra e qartë se problemi ideologjik që ka BE-ja me rajonin e Katërshes së Vishegradit, është shumë më i thellë sesa mosmarrëveshja aktuale.
Është joshëse të fokusohesh vetëm tek individët e përfshirë në krizën e buxhetit, t’i cilësosh Orbanin dhe Morawieckin si despotë mashtrues pa asnjë mandat publik për veprimet e tyre, dhe të supozosh se nëse do të mbaheshin zgjedhje të drejta dhe demokratike, si Polonia dhe Hungaria do të favorizonin politika të ngjashme me ato që gjenden në Evropën Veriore dhe Perëndimore.
Por, një pikëpamje e tillë, nuk përputhet me zgjedhjet demokratike të mbajtura në këtë rajon këtë vit. Duda e fitoi presidencën polake përmes pohimit të vlerave sociale konservatore, ndërsa zgjedhjet në Republikën Çeke dhe Sllovaki, panë një paraqitje shumë të fortë nga partitë që janë kundër emigrantëve.
Ajo gjithashtu injoron faktin se Katërshja e Vishegradit – historitë e luftës, pushtimit dhe sundimit autoritar komunist në shekullin XX, ndryshojnë shumë nga homologët e tyre veriorë dhe perëndimorë – ka ndjekur prej kohësh politika në kundërshtim me disa nga parimet thelbësore të BE-së.
Në fund mund të gjendet një kompromis, që i lejon të gjitha palët të largohen me kokën lart nga negociatat. Por ndarja midis liberalëve dhe konservatorëve në BE, është më e thellë se kurrë më parë, dhe zërat kundërshtues nga fraksioni qendror i BE-së, vetëm sa do të bëhen më të forta. /Burimi: The Spectator/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re