LAJMI I FUNDIT:

Gërmimet për varreza në Stanaj të Gjilanit, polici i Maqedonisë kishte parë ushtrinë serbe duke shkarkuar thasë me ngjyrë të zezë

Gërmimet për varreza në Stanaj të Gjilanit, polici i Maqedonisë kishte parë ushtrinë serbe duke shkarkuar thasë me ngjyrë të zezë

Ekipet e mjekësisë ligjore të Kosovës nuk kanë gjetur asnjë mbetje mortore nga kërkimet që i kanë bërë sot në fshatin Stanaj të Gjilanit. Në fshatin kufitar me Maqedoninë e Veriut, dyshohej se u varrosën trupat e disa shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe. Gërmime u zhvilluan edhe në Kizhevak të Serbisë.

Që nga mëngjesi i së mërkurës, ekipe të mjekësisë ligjore të Kosovës shkuan në fshatin Stanaj në Gjilan, për të kryer gërmime, në kërkim të mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

Si shkak i motit të rënduar, veturat i kanë lënë disa kilometra larg lokacionit ku po kryenin punën.


Megjithatë, përkundër disa orëve të gërmimeve, mjeku ligjor Ditor Haliti tregon se nuk ia dolën të gjejnë ndonjë mbetje.

“Në bazë të informacioneve që kemi nga prokuroria, dyshohet se në këtë vend ushtria serbe në kohë të luftës ka shkarkuar disa thasë me ngjyrë të zezë. Këto pohime bazohen në dëshminë e një ushtari maqedonas që ka parë ngjarjen derisa po qëndronte në vijën kufitare pasi që këtu është zonë kufitare. Ushtari maqedonas ndryshe ka qenë më kombësi shqiptare”, deklaroi Ditor Haliti.

Përveç në Stanaj, gërmime u bënë edhe në Kizhevak të Serbisë. Për atje me mëngjes u nis drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

“Janë duke bërë konservimin e disa pjesëve që kanë dalë në sipërfaqe. Pjesa tjetër e punës profesionale për ato mbetje që kanë dalë do të bëhet në tendë, në sallën e autopsisë, të merren mostrat e ADN-së për ato pjesë që kanë dalë deri më tani”, deklaroi Arsim Gërxhaliu.

Kushtrim Gara nga Komisioni për Personat e Pagjetur thotë se si shkak i motit të ligë, kërkimet mund të ndërpriten.

“Për shkak të motit të ligë kërkimet mund të ndërpriten, por për aq sa është e mundur të gjitha informatat do të adresohen”, deklaroi Kushtrim Gara.

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur ka vizituar varrezat në Veriun e Mitrovicës në të cilat para disa ditësh pati gërmime për të gjetur mbetjet mortore të pagjeturve nga lufta e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori