LAJMI I FUNDIT:

Goldie Hawn dhe Kurt Russell shpjegojnë pse kurrë nuk ndien nevojën për t’u martuar pas 37 vjetësh

Goldie Hawn dhe Kurt Russell shpjegojnë pse kurrë nuk ndien nevojën për t’u martuar pas 37 vjetësh
Kurt Russell dhe Goldie Hawn (Foto: Jordan Strauss/Invision/AP, File)

Goldie Hawn dhe Kurt Russell janë së bashku që 37 vite, por çifti hollywoodian nuk kanë akoma plane për martesë.

Dyshja filluan takimet gjatë xhirimeve të “Swing Shift” të vitit 1984 dhe që atëherë kanë ndërtuar një jetë së bashku pa pasur nevojë të martohen.


“Ju vetëm duhet të dëshironi të jeni bashkë”, tha aktorja për revistën People. “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë atë”, shtoi 75 vjeçarja.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell (Foto: Frazer Harrison/Getty Images)

Ata u shfaqën së bashku në “Overboard” të vitit 1987 para se Hawn të bënte një paraqitje në filmin e Russell në vitin 2018 në Netflix, “The Christmas Chronicles”.

Duke reflektuar sesi u takuan dekada më parë në shesh xhirimi, Russell tha se ai ishte “i impresionuar me Goldie nga pamja”.

“Imazhet e saj ishin tërheqëse, kështu që shumë gjëra zunë vend në këtë”, shpjegoi aktori. “Por atëherë kur ju njihni dikë dhe filloni të kuptoni se, po, ju i ndani gjërat e përbashkëta thellësisht”.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell (Foto: Getty Images)

Hawn dhe Russell, 69 vjeçar, kanë krijuar një familje jo aq të madhe bashkë.

Sipas mediave, çifti kanë së bashku vetëm një djalë, aktorin Wyatt Russell, 34 vjeç, si dhe fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme: djali i Russell, Boston dhe fëmijët e Hawn, aktorët Kate, 41 dhe Oliver Hudson, 44.

“Për njerëz si ne, certifikata e martesës nuk do të krijonte asgjë që përndryshe nuk do të kishim”, tha Russell. “Nuk e di – 40 vjet nuk janë të mjaftueshme për të thënë përfundimisht”.

“Nuk është çdo gjë martesa”, tha Hawn. “Është më shumë për njerëzit dhe lidhjen, dhe për dëshirën për të qëndruar bashkë”. /Telegrafi/

Kurt Russell dhe Goldie Hawn (Foto: Jordan Strauss/Invision/AP, File)

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Kalo në kategori