LAJMI I FUNDIT:

Wendy Williams mes lotësh flet për vdekjen e nënës së saj

Wendy Williams mes lotësh flet për vdekjen e nënës së saj
Foto: YouTube

Nëna e Wendy Williams, Shirley Williams, ka ndërruar jetë.

Ylli televiziv ka treguar për lajmin tragjik në një episod të emisionit të saj “The Wendy Williams Show”, duke shtuar se ajo ka vdekur në ‘mënyrë paqësore’.

“Nëna ime ka vdekur shumë shumë shumë muaj më parë”, ka thënë 56 vjeçarja.


Wendy Williams (Foto: YouTube)

“E dini se si e humbni ditën dhe kohën? Gjithë çka di unë ishte shumë kohë më parë. Ne të pesë, nëna, babai, vëllezërit e motrat e mi, ne të pesë – ajo do të jetë gjithmonë këtu”.

Williams po ashtu shtoi se nëna e saj ka qenë e ‘rrethuar me dashuri’ kur edhe u largua nga kjo botë.

“Nëna ime dhe unë, lidhja jonë u bë më e ngushtë kur unë shkova në kolegj”, shtoi më tej prezantuesja.

Të gjitha lajmet nga Wendy Williams
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Wendy Williams

“Ajo ishte nëna më e mirë që një vajzë mund ta kërkonte”, Wendy mes lotësh. “Ndihem me fat që e kisha atë në jetën time gjatë gjithë 56 viteve të mia”. /Telegrafi/