LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Rehabilitimi e zgjerimi rrugës Prishtinë-Grashticë me të gjitha standardet

Abrashi: Rehabilitimi e zgjerimi rrugës Prishtinë-Grashticë me të gjitha standardet

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka vizituar kompaninë projektuese që janë duke i bërë matjet gjeodezike për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugës Prishtinë-Grashticë.

Ministri Abrashi tha se kjo rrugë përfshinë projektimin dhe pastaj tenderimin e fazës së parë, që do të bëhet me të gjitha standardet për qarkullim.

“Fillimisht jemi të orientuar të hartojmë projektin për pjesën Prishtinë-Grashticë dhe pastaj vazhdimin e projektimit deri në Mutivodë. Synojmë që pjesa hyrëse në kryeqytet, të rehabilitohet sa më parë”, tha ai.


“Projekti parasheh zgjerimin dhe rehabilitimin, trotuaret dhe shtigjet e çiklisteve. Me një fjalë do të jetë rrugë model me të gjitha standardet”, tha Abrashi.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt do të nënshkruhet memorandumi në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Prishtinës, që parasheh bashkëpunim edhe për këtë rruge.

Abrashi tha se zgjerimi i këtij aksi do të ketë ndikim të shumë anshëm tek banorët e Prishtinës.

“Kjo rrugë do të ketë ndikim në rritjen e turizmit, në lidhjen më të mirë në mes fshatrave të Gollakut dhe Anamoravën, po ashtu me pikën kufitare të Mutivodës”, tha Abrashi.

Kjo është faza e parë e zgjerimit të rrugës Nacionale N9, segmenti Prishtinë-Mutivodë, konkretisht nga vendi i njohur si banesat e socialit deri drejtim të Grashticës.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori