Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës 06/L-074 (KPRK) dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës 06/L-074 (KPRK)
Në komunikatën per media thuhet se Gjyqtarja e procedurës paraprake– Teuta Krusha, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M., e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 03.12.2020 deri me datën 03.01.2021.
Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit D.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se i pandehuri D.M., me datë 23.11.2020 rreth orës 13:53 minuta, për shkak të mosmarrëveshjes me të dëmtuarin, me armë zjarri – pistoletën e markës e llojit “Ekol Special 99”, shtënë në drejtim të dëmtuarit S.K., dhe shkakton plagë të rëndë në pjesën e epërme të këmbës.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Andaj në bazë të kësaj, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, i njëjti mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij në këtë procedurë është siguruar pas disa javëve në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve policor, dhe duke marrë parasysh karakteristikat personale të të pandehurit, sepse i njëjti është i njohur për organet e ndjekjes pasi që pranë kësaj gjykate është gjykuar me aktgjykim të plotfuqishëm, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i pandehuri mund të përfundoj apo të përsëris vepra penale të kësaj natyre.
Po ashtu sipas Gjykatës ekzistojnë arsye për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M., sepse hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, do të merren në pyetje i dëmtuari dhe dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, si dhe në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, andaj nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë tek i dëmtuari dhe dëshmitarët të cilët ende nuk janë marrë në pyetje, me çka do të pengonte rrjedhën normale të kësaj procedure penale, prandaj qëndrimi i të pandehurit nën masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë zë procedurës.
Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë mirëpo ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, dhe se masat tjera janë të pamjaftueshme për zhvillimin e rregullt të procedurës penale, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit