Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar që të implementohet menjëherë Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen.
Përmes një komunikate, Klubi i Prodhuesve ka theksuar se pa humbur kohë duhet të implementohet kjo pako pasi bizneseve po u kushton shumë koha që po kalon pa ndihmë.
Ata kanë thënë se ka qenë e domosdoshme miratimi i këtij Ligji, për të shpëtuar bizneset e sektorit privat.
“Klubi i Prodhuesve përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës. Klubi falënderon deputetet dhe partitë politike që fillimisht morën parasysh komentet tona rreth këtij projektligji, por ne veçanti komentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik. Edhe një herë theksojmë që ky miratim dhe kjo pako ka qenë mese e domosdoshme për shpëtimin e bizneseve të sektorit privat të cilët tashmë në një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare. Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251