LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti në Ditën Ndërkombëtare të Bankave: Sektori bankar është i sigurt dhe likuid

Mehmeti në Ditën Ndërkombëtare të Bankave: Sektori bankar është i sigurt dhe likuid

Në Ditën Ndërkombëtare të Bankave, Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka vlerësuar lartë kontributin e sektorit bankar në mbështetje të zhvillimit ekonomik, sjelljes së inovacionit dhe modernizimit të vazhdueshëm të shërbimeve.

Mehmeti thekson se përgjatë viteve, sektori bankar i Republikës së Kosovës është zhvilluar me një ritëm të shpejtë, në hap me standardet bashkëkohore të bankingut duke avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet financiare për ekonominë e vendit, duke ruajtur qëndrueshmërinë financiare si dhe besimin e lartë të publikut.


“Roli shumë i rëndësishëm i sektorit bankar për ekonominë e vendit u dëshmua edhe gjatë këtij viti sfidues për shkak të pandemisë, ku sektori bankar pati një rol kyç në lehtësimin e efekteve negative për ekonominë e vendit duke u ofruar lehtësira kredimarrësve në pagesën e kredive si dhe duke siguruar vazhdimësinë e rrjedhës së kredisë drejt ekonomisë së vendit”, thuhet më tej.

Më 19 dhjetor 2019, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën 74/245, e cila përcaktoi 4 dhjetorin si Ditë Ndërkombëtare të Bankave përmes të cilës njihet potenciali i rëndësishëm i bankave në zhvillimit në financimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe sigurimin e ‘know-how’ dhe gjithashtu në njohjen e rolit jetësor të sistemeve bankare në Shtetet Anëtare për të kontribuar në përmirësimin e standardit të jetesës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar Fitness sjell koleksionin më cilësor të veshjeve sportive Fivestar Nation

Fivestar
Kalo në kategori