DOKU.TECH për çdo vit organizon festivalin e vetëm të teknologjisë në Kosovë në partneritet me fondacionin SHARE dhe DOKU.FEST.
DOKU TECH sapo ka lansuar ngjarjen që shpalos të gjitha detajet rreth edicionit të 7-të, të quajtur “Make It, Break It, Build It, Share It” e cila do të transmetohet në Klan Kosova këtë të shtune nga 17:30.
Në këtë edicion të DOKU.TECH do të shtjellohen tema se si njerëzit mund të zvogëlojnë ndikimin e tyre në botë duke ripërdorur, riparuar, rindërtuar, renovuar, rishitur, ricikluar, dhe në të njëjtën kohë duke zgjidhur problemet dhe duke plotësuar nevojat e njerëzve në të gjithë botën.
DOKU.TECH si gjithmonë sjellë folës ekskluziv vendor dhe ndërkombëtarë për entuziastët e teknologjisë dhe jo vetëm.
Në vazhdim ju prezentojmë me 3 folësit e emisionit të katërt të këtij edicioni:
Yanki Margalit
Ndërmarrës izraelit
Yanki ka lindur në Izrael në vitin 1962. Ai ka ndërtuar kompjuterin e tij të pare në moshën 14 vjeçare, filloi biznesin e tij të parë 15 vjeç, dhe u përjashtua nga shkolla në moshën 17 vjeçare. Ai ka qenë i angazhuar me Inteligjencën Artificiale dhe Sigurinë Kibernetike për më shumë se tridhjetë vjet. Në 1984 ai zhvilloi KnowPro, për të mbrojtur softuerin e tij nga pirateria dhe përdorimi i paligjshëm, Yanki shpiku HASP një çelës për mbrojtjen e softuerit të bazuar në Hardware. Me këto dy produkte ai filloi kompaninë Aladdin Knowledge Systems në vitin 1985. Nën udhëheqjen e tij si kryetarë dhe CEO, Aladdin u rrit për t’u bërë një kompani globale fitimprurëse. Që atëherë ai ka qenë i zënë duke menduar dhe duke folur për teknologjinë, sipërmarrjen, inovacionin dhe evolucionin njerëzorë, ndërsa ushqeu një lidhje të re dashurie me biologjinë molekulare dhe bioteknologjinë. Leksioni I tij më i popullarizuar titullohet ‘’Sipërmarrja, Teknologjia, Evolucioni dhe Singulariteti’’.
Blerim Rexha
Profesor në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Dr. tekn. Blerim Rexha është profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, Kosovë. Ai fitoi titullin Ph.D. nga Universiteti i Teknologjisë së Vjenës, Instituti i Teknologjisë Kompjuterike në 2004 në fushën e sigurisë së të dhënave dhe shërbimeve të internetit. Gjatë qëndrimit të tij 10-vjeçar në Austri, ai ka punuar për disa kompani teknologjike, mes tyre për Siemens AG, në departamentin e Programit dhe Inxhinierisë së Sistemit në Vjenë.
Prof. Rexha ka botuar punime shkencore në vende të njohura ndërkombëtare në fushat e interesit të tij kërkimor dhe është ftuar disa herë si folës në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai jep disa kurse në lidhje me sigurinë e të dhënave, kompjuterit dhe internetit.
Prof. Rexha është pjesmarrës aktiv dhe kritik në diskutimet që mer pjesë në lidhje me sigurinë kualitative në Edukimin e lartë në vendin tonë.
Jeta Zagragja
Sipërmarrëse në industrinë e teknologjisë, UCX Kosova
Jeta Zagragja është sipërmarrëse në industrinë e teknologjisë, mentore për startup biznese dhe mbështetëse entuziaste e arsimit dhe edukimit. Jeta sjell një dekadë përvojë praktike në startup biznese, në industrinë financiare dhe sektorin jofitimprurës në Kosovë dhe SH.B.A. Aktualisht është bashkëpronare dhe Drejtoreshë e Operacioneve të Biznesit në UCX Kosovo, një kompani globale dhe inovative e teknologjisë. Ajo më parë ishte Kryeshefe e Zhvillimit të Biznesit në Cacttus SH.A. dhe Kryeshefe e Zhvillimit të Biznesit në Gjirafa.com.
Historiku arsimor i sajë përfshinë titullin B.A në Shkencat e Aplikuara nga Rochester Institute of Technology, NY, SHBA dhe M.B.A në Menaxhment Strategjik nga Roosevelt University në Chicago, IL, SHBA.
Jeta është bashkëkryetare e Bordit të “Kosovo American Education Fund:, mentore në Innovation Centre Kosovo, mentore në Krypolabs në Abu Dhabi, konsulente per startup biznese ne EBRD, Angel investitore në Innovation Nest Tirana, Shqipëri, dhe anëtare e Bordit Këshillimor në Skills for Jobs, Shqipëri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251