Dauti: Propozim-buxheti është i përgjithësuar, kjo është arsyeja e numrit të lartë të amendamenteve
Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin “Magazina Ekonomike” paraqiti vërejtje të madha në drejtim të formës së propozuar të Projekt Buxhetit për vitin 2021, sipas saj kjo është edhe arsyeja e numrit të madh të amendamenteve të opozitës.
Për Dautin është e papranueshme që në buxhet të thuhet se për ndërtimin e shkollave fillore janë paraparë 271 milion denarë, ndërkohë që nuk potencohet se për cilat shkolla konkrete bëhet fjalë.
“Kështu siç është paraqitur Propozim Buxheti është shumë i përgjithësuar dhe kjo është arsyeja kryesore se pse ne partitë e opozitës kemi nevojë për të paraqitur kaq shumë amendamente. Zërat buxhetor të cilët janë të paraparë aty nuk janë të përcjella me programe konkrete, me emërtime të programeve të cilat do të na bënin ne me dije se për shembull një shkollë diku që unë e kam paraqitur si amendament, konkretisht mund edhe ta potencoj bëhet fjalë për një shkollë në Leshnicë të Poshtme për të cilën lirisht mund të them se është një çerdhe për zvarranik por jo edhe shkollë për të mësuar fëmijët, një amendament i tillë mban numri mbi 300, që ka gjasa të mos arrij që të diskutohet në Komisionin për Financa”.
“Ndërkohë unë si deputete nuk e kam të qartë, me buxhetin që e marrim në duar, kjo shkollë është e paraparë apo jo në zërin buxhetor ku thuhet se 271 milion denarë janë paraparë për ndërtimin e shkollave fillore, ndërkaq ne nuk e kemi të qartë se cilat projekte konkretisht do të jenë të paraparë në zërat konkret”, tha Ilire Dauti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime