Antigjiptizmi është një formë specifike e racizmit, që shprehet në mes tjerash edhe me dhunë, gjuhën e urrejtjes, stigmatizim dhe forma të diskriminimit.
Antigjipsizmi ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, ai kontribuon në mohim të fushave kryesore të jetës si arsimim, punësim standard të jetesës si edhe në shëndetësi e banim.
“Duke marrë parasysh se romët, ashkalinjët dhe egjiptianët historikisht janë ballafaquar me diskriminim dhe disavantazhe në të gjitha sferat e jetës. Kjo ka kaluar në normalitet nga të gjitha palët, duke kontribuar në stigmatizim dhe përjashtim të tyre shoqëror.
Andaj, arritja e barazisë, përfshirjes dhe integrimit të Romëve kërkon që të gjitha institucionet e BE-së, qeveritë nacionale dhe agjencitë e BE-së, organet e barazisë dhe institucionet e tjera të të drejtave të njeriut të bashkohen dhe të ndërmarrin veprime në partneritet me shoqërinë civile, organizatat ndërkombëtare, për përfshirjen e plotë të vetë romëve në jetën, shoqërore, publike dhe politike duke forcuar luftën kundër antigjipizmit si një formë specifike e racizmit në Evropë”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast edhe Kosova do të duhet të zhvillojë një Strategji të re në vitin 2021 e cila duhet të adresojë antigjipizmin. Kështu, që është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës dhe shoqëria civile që adreson çështjet e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të informohen mbi Kornizën e re të BE-së dhe që Qeveria e Kosovës të marrë parasysh Kornizën e re gjatë procesit të zhvillimit të kësaj strategjie.
Prandaj Ojq “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” “Advancing Together”, dhe “Central Council of the German Sinti and Roma” në bashkëpunim me “Zyrën për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës” sot organizuan konferencën nacionale për të diskutuar për rëndësinë dhe ndikimin e Kornizës së re të BE-së dhe mënyrat për të luftuar Antigjipizmin në Kosovë.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri i cili theksoi se “Është kënaqësi të jesh i ftuar për të diskutuar në Konferencën mbi Kornizën e re Ligjore të BE-së me fokus kryesor në Antigjipsizëm”.
Në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë, Tahiri përmendi rëndësinë e adresimit të përfshirjes dhe integrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Lufta kundër antigjipizmit, e cila gjithashtu i kushtohet një fokus i veçantë në kornizën e re ligjore të BE, është një çështje shumë e rëndësishme që duhet të analizohet dhe trajtohet më seriozisht në vendin tonë. Sado që është punuar në këtë drejtim megjithatë në praktikë situata nuk është aspak e mirë.
Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me Ojq “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” dhe akteret më të rëndësishem në këtë proces do të jetë e përkushtuar për të adresuar antigjipsizmin këtë fenomen negativ duke punuar në një mekanizëm dhe strategji të re për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në katër fusha prioritare, përkatësisht arsimin, punësimin, strehimin dhe shëndetësinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025