LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së thotë se gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

Drejtoresha e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së thotë se gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë ka raportuar Gëzime Pllana, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së, e cila tha se gjatë pandemisë kanë ndryshuar çmimet e barnave.

Pllana para anëtarëve të komisionit, tha se kanë filluar përgatitjet pas muajit shkurt për furnizim me material, dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK-së.


Pllana theksoi se gjatë pandemisë kanë vërejtur ndryshim të çmimeve, dhe se për këtë tha se arsye janë kërkesat e mëdha.

“Kërkesa ka qenë shumë e madhe edhe sot vazhdon të jetë e lartë, njësitet e kërkesës kanë qenë e para e Infektives. Jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar Covid të jetë i mbuluar me veshje të personelit”, theksoi ajo.

Pllana ka treguar se kë kanë adresë komunikimi.

“Adresë komunikimi e kam departamentin e Farmacisë në kuadër te Ministrisë së Shëndetësisë”, shtoi ajo.

Anëtarja e komisionit, Labinotë Demi e ka pyetur Pllanën se a ka pasur kontrata valide para përhapjes se pandemisë për doreza, maska dhe qese për kufoma.

“Qese për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë në listën esenciale. Sa i përket dorezave dhe maskave, ne kur ka filluar pandemia ka pasur kontrata të lidhura. Në momentin që ka pasur kontratë valide, ka pasur furnizim”, tha ajo.

Ndërkohë që anëtari Bekim Haxhiu për një kontratë me Indinë, ka pasur reagime nga anëtarët e komisionit.

Deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se tash e sa komisione, Haxhiu po bën pyetje të cilat janë të panevojshme.

“Unë do të vazhdoj me pyet, dhe nuk do të mund të më ndalni”, tha Haxhiu.

Ndërsa, anëtari Shkumbin Demaliaj theksoi se anëtarët nga LVV po bën pyetje për organizim të brendshëm./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori