LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në qytetin anglez, kamioni përfshihet dhe shkatërrohet plotësisht nga zjarri në afërsi të pompës së derivateve

Shpërthim i fuqishëm në qytetin anglez, kamioni përfshihet dhe shkatërrohet plotësisht nga zjarri në afërsi të pompës së derivateve

Më shumë se 20 zjarrfikës janë përballur me një zjarr të madh që shkatërroi plotësisht një kamion, në afërsi të një pompe të derivateve në Cambridgeshire të Anglisë.

Pamjet amatore nga vendi i ngjarjes shfaqin zjarrin mbi 20 metra që ishte ngritur në qiell, dhe po shkatërronte gjithçka që i dilte përpara, transmeton Telegrafi.


E zjarrfikësit nga pesë stacione të ndryshme të veshur me rroba të veçanta dhe helmeta mbrojtëse iu përvishen punës – për ta lokalizuar zjarrin.

Departamenti i zjarrfikësve në Caambridgeshire kanë konfirmuar se askush nuk është lënduar. /Telegrafi/