Besimi: Rritje ekonomike dyfish më e lartë me Strategjinë për rritje më të mençur
Përmes zbatimit të konceptit të SMART – financave – në plan afatmesëm mund të arrijmë rritje ekonomike dyfish më të lartë në krahasim me dekadën e fundit, që vlen standard më të mirë për qytetarët, vende të reja pune, paga më të larta, shëndetësi më cilësore, arsim dhe mjedis jetësor, digjitalizim të shërbimeve dhe në përgjithësi shërbime më të mira publike. Koncepti i SMART – financave tashmë implementohet në Propozim-buxhetin për vitin 2021, ku për herë të parë ka planifikim afatmesëm, por edhe vendosen mekanizma për ndjekje të kryerjes së punëve.
Në këto tema, siç kumtoi Ministria e Financave, ka folur ministri i Financave Fatmir Besimi në ligjëratën të cilën e mbajti në suaza të “Ditët e edukimit financiar” në Fakultetin ekonomik të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” dhe në Universitetin e Evropës Juglindore.
Besimi potencoi se korrniza afatmesme e buxhetit të ri bazohet në themelet ose ABC-të nga tre platforma përmes të cilave duhet të sigurohet rimëkëmbje e ekonomisë, ndërsa të cilat më tutje do të veprojnë si katalizatorë të rritjes. Ato janë A. Strategjia për rimëkëmbje dhe rritje të përshpejtuar ose Strategji për rritje më të mençur (SmartER Growth), B. Politikat për konsolidim fiskal dhe C. Plani për investime publike 2021-2025.
“Strategjia për rimëkëmbje dhe rritje të përshpejtuar të ekonomisë, shtojnë, themelohet në katër shtylla – rimëkëmbja ekonomike nga Kovid-19, rritja e përshpejtuar inkluzive dhe e qëndrueshme – përforcimi i konkurencës të sektorit privat dhe zhvillimi i resurseve njerëzore dhe mundësitë e barabarta”, potencoi ministri.
Citoi se rimëkëmbja ekonomike nga Kovid-19 do të zbatohet përmes masave për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe mbrojtjes sociale të kategorive më të rrezikuara, si dhe mbështetje e ekonomisë, sektorit privat dhe mbrojtjes së vendeve të punës ,ndërsa pas rimëkëmbjes ekonomike, janë parashikuar masa dhe politika për rritje ekonomike të përshpejtuar, inkluzive dhe të qëndrueshme.
Ato, siç potencoi, do të jenë në drejtim të menaxhimit të mirë – gjegjësisht qeverisje e së drejtës, zbulim i korrupsionit dhe ngritje e kapaciteteve të institucioneve, si dhe sigurim i qëndrueshmërisë fiskale, stabilitetit makroekonomik dhe financiar, sigurim i zhvillimit rajonal të barabrtë dhe lokal, mjedis jetësor i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm dhe digjitalizim i ekonomisë dhe shërbimeve publike.
“Besimi theksoi se njëkohësisht do të punohet edhe në përforcimin e konkurencës së sektorit privat, në përforcimin e lidhjeve tregtare dhe integrimin në zinxhirët global. Më tutje do të veprohet në drejtim të përmirësimit të rrumbullaksimit afarist dhe zbulimin e ekonomisë gri, në përmirësimin e qasjes deri te financat dhe adaptimin e teknologjive dhe modernizimin e bujqësisë”, citojnë nga Ministria e Financave.
Siç potencoi Besimi, investimet në kapitalin njerëzor mbesin ndërmjet prioriteteve të larta në Strategjinë për rimëkëmbje dhe rritje të përshpejtuar. Do të punohet në zhvillimin e mundësive të barabarta, zhvillimin e resurseve njerëzore përmes investimeve në arsim, shkencë dhe shëndetësi, nxitje të aktivitetit më të madh në popullatën e aftë për punë, mbrojtje sociale dhe sigurim social.
Përveç politikave dhe masave nga Strategjia për rritje më të mençur, shtojnë, njëkohësisht do të zbatohen politikat për zvogëlim të deficitit, gjegjësisht hendeku i të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet – përmes përmirësimit të pagesës së të ardhurave buxhetore, zvogëlim dhe ristrukturim të shpenzimeve buxhetore dhe ndryshime në burimet e financimit të deficitit buxhetor.
“Përmes ciklit investues prej 3,1 miliard euro për periudhën e ardhshme pesë vjeçare nga Plani për investime publike 2021-2025, do të mbështeten projektet e infrastrukturës rrugore, hekurudhore, komunale, gazifikimi, energjetika, investimet në arsim dhe shëndetësi etj. Përveç planifikimit të projekteve kapitale në suaza të Komitetit investues nacional në nivel të Qeverisë, do të vendosen edhe metoda për nxitje të shfrytëzuesve buxhetor për kryerjen e punës së tyre – si metodologjia për “shpërblim dhe ndëshkim”, e cila do të fillojë të realizohet nga buxheti i vitit 2021. Nëse shfrytëzuesit buxhetor nuk i realizojnë shpenzimet kapitale të planifikuara me 15, 40 dhe 65 për qind për kuartalin e parë, të dytë dhe të tretë në vit, respektivisht, mjetet do t’u merren. Gjithashtu do të vendoset metodologji me të cilën do të matet impakti i shpenzimeve kapitale mbi ekonominë”, potencoi Besimi.
Ministri i Financave, siç shtojnë nga Ministria, është përfshirë me ligjërata të tij në Ditët e edukimit financiar me qëllim të ngritjes së vetëdijes për vlerën e edukimit financiar, sepse siç ka potencuar “edukimi më i madh financiar i individëve është i rëndësishëm për ekonominë në tërësi, sepse me sjelljen e vendimeve të mira individuale financiare kontribuohet për rezultate më të mira ekonomike në tërësi”. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare