Nga: Edison Ypi
Pas pesë vitesh që erdha nga emigracioni ku fitova ca çika lek, vendosa të martohem. Pyet këtu e këtje, ja vura syrin për shoqe të jetës një perrie në katundin tjetër. Fola me babanë e vajzës.
Bëra përgatitjet. Erdhi dita e dasmës. U nisën krushqit për të marrë nusen. Kur arritën mbetën me gojë hapur; gjysëm ore para mbërritjes së krushqëve, nusja ishte zhdukur. Ishte rrëmbyer me dikend që e dashuronte fshehtas prej kohësh.
U llaftarisa. Dasma ime paskish qënë një ëndërr. “Shoqja e jetës” doli tradhëtare. Jeta skëterrë.
Çfarë gabimesh kisha bërë që dasma mu avullua? Ku s’më vajti mendja. Ndoshta duhej të kisha bërë më tepër kujdes me perrinë, ta kisha puthur, përkëdhelur, shoqëruar, sajdisur. Por nuk mund ta zgjasja me teorira. Rrethanat dramatike kërkonin zgjidhje të shpejtë. Mblodha veten. I them babait të tradhëtares; Ç’më bëre o i uruar? Vajzën e desha, dasëm përgatita, ku të mbytem unë tani?
Mos u shqetëso, tha babai i besëprerës. Ajo që iku, iku. Tani, që unë të mos luaj mendsh, dasma jote të mos prishet dhe jeta jote të mos nxihet, propozoj këtë zgjidhje për të dalë nga situata. Kam dy çupa të tjera. Merre për grua njërën prej tyre. Cilën të duash prej të dyjave. Hajt u trashëgofsh.
Mora kokën mes grushtave. Thashë me vete; Ç’thotë ky vjehërr monstër? Le nusja dhe dasma, po jetës time si i bëhet? Problemi duhet parë me seriozitet, me thellësi, me gjakftohtësi. Po ta prish këtë dasëm, mendova, do më ikin dëm përgatitjet, do më duhet të lodhem të gjej një tjetër nuse dhe të bëj një tjetër dasëm. Por mbase gjëndja nuk është aq dramatike.
I them vjehrrit shejtanbudalla; Dëgjo o vjehërr, femrat janë bërë të gjitha njëlloj. Zëre se mu ça goma e makinës në mes të rrugës dhe do ta zëvendësoj. Vish nuse cilën të duash nga dy çupat. Le të vazhdojë dasma ime dhe të kërcasë ahengu që për qime desh u prish.
Ashtu u bë. Mora për grua njërën nga dy çupat e vjehrrit. Një surrat nallane që s’shihet me sy, edhe lugatin e tremb. Kështu mbaroi dasma ime. Kujdes me dasmën tënde.
– Unë nuk do martohem.
– Pse?
– Sepse para dasmës tënde katastrofike preferoj dasmën time inekzistente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Atentatet, tenisi dhe 250 cigare në ditë: 50 fakte nga jeta e Ahmet Zogut
Morali dhe intelektuali
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
Thënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite