Sindikata e Policisë së Kosovës, pas njoftimit për shkurtimet buxhetore në sektorin e sigurisë (policisë), ka reaguar ashpër lidhur me planifikimin e projekt-buxhetit për vitin 2021 për Policinë e Kosovës.
SPK përmes një njoftimi për media ka thënë se reagimi i tyre vije pasi që drejtpërdrejt preket mirëqenia dhe të ardhurat e zyrtarëve policorë. Ata kanë kërkuar urgjent rishikimin e shkurtimeve të parapara buxhetore në paga dhe mëditje për Policinë e Kosovës.
“Në takimet dhe diskutimet që kemi pas me zyrtar të institucioneve të vendit, çdoherë na janë dhënë zotime dhe premtime se do ketë rivlerësim të legjislacionit që rregullojnë mirëqenien e zyrtarit policor duke përfshirë sigurimin shëndetësor dhe aksidental, shujta ditore, udhëtimi dhe nevoja tjera imediate për Policinë e Kosovës.
Planifikimi i projekt buxhetit për vitin 2021 e tregon të kundërtën e kësaj, sepse janë parashikuar zvogëlime në paga dhe mëditje për organizatën tonë. Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës, REAGOJMË ASHPËR dhe në asnjë mënyrë nuk i pranojmë këto shkurtime. Puna dhe angazhimi jonë është i pandërprerë, jemi të angazhuar në çdo moment dhe për çdo punë që kërkohet në vend, jo vetëm për detyrat që parashikohen sipas legjislacionit mbi punën e Policisë së Kosovës, por edhe në asistenca dhe ndihmë për të gjitha institucionet dhe organizatat tjera të vendit.
Përmes këtij reagimi, kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Komisionet Parlamentare, Kryeministri i vendit, por edhe nga çdo deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të ndikojnë në përmirësim të projekt-buxhetit në të mirë të Policisë së Kosovës. Si mund të shkurtohet buxheti në paga kur numri i policëve të rijë është rritur, disa gjenerata kanë diplomuar këtë vit e një tjetër është ftuar për të ndjekur trajnimet?!! Si mund të ketë shkurtime, kur policia duhet të paguhet për orët shtesë që janë të shumta?!!! Si mund të ketë shkurtime, kur policia ka nevoja për pajisje me të cilat duhet të kryej punët policore?!!!”, thuhet në reagimin e tyre.
SPK më tej ka theksuar se kanë pritur që zotimet e dhëna për ngritje të mirëqenies dhe dinjitetit të zyrtarit policor, përfshirë rregullimin e sigurimit shëndetësor, sigurimit aksidental, përshpejtimit e rishikimit të ligjit për paga, pagesën e shujtës sipas legjislacionit në fuqi dhe transportin, të gjejnë mbështetje, kurse ndodhë e kundërta, planifikohet zvogëlim buxheti!
“Kërkojmë që të përfshihemi në ‘Pakon emergjente’ ashtu siç është premtuar nga Kryeministri dhe të mos ketë ndalesa në këtë drejtim derisa ka edhe angazhime policore në luftën kundër pandemisë, prandaj kërkojmë nga Ministria e Financave që ta implementojë atë premtim, zotim.
Shpresojmë, që ata që do të përfshihen në diskutime dhe vendim-marrje rreth buxhetit të 2021-tës të kenë parasysh kërkesat tona, Sindikata e PK-së dhe anëtarësia e saj, do të përdorin të gjitha format sindikale për të mbrojtur dhe avancuar mirëqenien shëndetësore dhe sociale të pjesëtarëve të PK-së”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Finance Think: Masat për kufizimin e çmimeve të ushqimeve në RMV duhet të përdoren vetëm në rastet e inflacionit veçanërisht të lartë
Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve
Anëtarët e PDK-së në KQZ: Ka tendenca të manipulohet votimi në diasporë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025