LAJMI I FUNDIT:

​Haziri: Kemi humbur mbi 800 vende pune, deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje

​Haziri: Kemi humbur mbi 800 vende pune, deputetët ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Gjilanit, me ç’rast tha se numrat e rasteve të reja me COVID-19 janë alarmante.

E kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se së shpejti në këtë komunë do të fillojë testimi me metodën PCR.


“Spitali i përgjithshëm i Gjilanit prapë përfiton një donacion nga ministria, i cili do të shpërndahet. Ndërsa, po përgatitemi dhe jemi gati të pranojmë laboratorin për PCR dhe do të fillojmë të testojmë me mjete të tona dhe me mbështetje të ministrisë. Jemi njëra prej komunave me rreth 7 mijë teste të realizuara deri sot, prej të cilëve 502 raste i kemi aktive”, tha ai.

Haziri tha se spitali i qytetit në Gjilan dhe institucionet tjera janë në shërbim 24 orë dhe se tri ekipe mjekësore nga QKMF-të po realizojnë deri në 85 vizita ditore nëpër shtëpi. Ai po ashtu tha se janë afër finalizimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Gjilanit.

Për më tepër, kryetari Haziri ka bërë të ditur se gjatë ditës ka zhvilluar një takim pune me kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin ka biseduar që të ruhet ekonomia e kësaj komune. Ai me këtë rast u ka bërë thirrje deputetëve të të gjitha partive nga regjioni i Gjilanit që ta votojnë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

“Rimëkëmbja dhe menaxhimi gjatë dimrit do të jetë më i vështirë. Ne e kemi përgatitur një kontingjent asistence që është rritur për 70 për qind. Kemi humbur mbi 800 vende pune dhe natyrisht do të duhej mjete financiare dhe ushqimore, me iu gjend njerëzve gjatë dimrit më afër”, tha ai./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?

Perfetta Pashteta
UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile

UBT
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?

Melodia Px
Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs, burimi juaj primar për mundësi punësimi

Telegrafi Jobs
Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Përfundoi Hackathoni i mbështetur nga Ipko dhe i organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova

Ekonomi
Kalo në kategori