LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes dhe u.d i drejtorit të Policisë ftohen në raportim në Komisionin për Siguri

Ministri i Mbrojtjes dhe u.d i drejtorit të Policisë ftohen në raportim në Komisionin për Siguri

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e ligjit për letërnjoftim.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë që ky projektligj i plotëson kriteret që të procedohet për në seancë. Më pas aty u diskutua edhe për raportin e ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku tha se në raport janë evidentuar disa vërejtje.


“Pika e tretë është Shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes të Raportit të Auditori. Janë ngritur disa vërejtje”.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica ka thënë se auditori është institucion i pavarur dhe se vlerësimet e tij duhet që të merren si të mirëqenë.

Kurse deputeti Ilir Tasholli ka thënë se komisioni duhet me dal me kërkesë për mbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky dokument, raporton Ekonomia Online.

Komisioni u dakordua për të ftuar Ministrin e Mbrojtjes për raportim lidhur me rekomandimet e dala nga Auditori.

Musliu ka kërkuar që në takimin e radhës të jetë për raportim ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë.

Kurse deputeti Bekë Berisha ka kërkuar që të shkojë Komisioni në Vushtrri për vizitë në Akademinë e Sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori