Që nga fillimi i pandemisë, ne kemi kaluar nga pasiguria totale tek vetëdijesimi se mosveprimi nuk ishte saktësisht strategjia më e përshtatshme për të adresuar një krizë që pritet të vazhdojë për muaj me radhë.
Pasi kaloi ngecja fillestare, tani është koha për të kuptuar se si po ndryshon sjellja e konsumatorit dhe çfarë presin konsumatorët nga brendet në vijim të pandemisë.
Ne po rishkruajmë skenarin, ashtu si në industrinë e filmave dhe lojërave, ku shpesh riaktivizimi ndodhë në një serial për të ndryshuar pjesërisht ngjarjet, kontekstin dhe komplotin, me synimin për të shtuar një pamje të re në një historie të njohur.
Ashtu si në tregime, “rimendo” është fjala kryesore për momentin. Është koha për të rimenduar dukjen e dyqaneve, përdorimin e shërbimeve, metodat e blerjes dhe shërbimet e dërgesave. Por gjithashtu, komunikimi, materialet ekspozuese dhe të gjitha ato investime në ngjarje dhe aktivitete në dyqane që ndoshta do të pezullohen për një kohë të gjatë – me gjasë përtej urgjencës shëndetësore – për shkak të pasigurisë që prek konsumatorët. Do të fillojë një fazë e re, mjaft kreative, e cila do të ridizenjojë dhe thjeshtëzoj proceset, madje edhe ato që dikur luftonin për të marrë hov si blerjet online të ushqimeve. Do të lindin strategji të reja të komunikimit dhe angazhimit, si dhe mënyra të reja për të drejtuar konsumatorët.
Në këtë skenar të ri, një riaktivizim i besnikërisë është shumë i nevojshëm.
Për shumë vite, ideja e besnikërisë është lënë pas dore dhe është bërë statike, sepse ajo ishte e lidhur gabimisht me skemat tradicionale të besnikërisë bazuar në mbledhjen e pikëve për të paguar çmimet. Besnikëria nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e konsumatorëve për sa i përket zakoneve të tyre të blerjes; besnikëria ka të bëjë me krijimin e një dialogu reciprok afatgjatë të bazuar në komunikimet e synuara dhe veprime të vlefshme. Game-ifikimi, eksplorimi i përmbajtjes, shpërndarja kundrejt blerjes dhe zgjedhjet e drejtuara nga shoqëria, jo vetëm ato të drejtuara nga biznesi. Kjo është ajo që do të sjellë e ardhmja.
Kompanitë që tashmë kanë ndërtuar një marrëdhënie brend-konsumator të këtij lloji dhe ata që do ta krijojnë një të tillë, do të menaxhojnë bazën e të dhënave të sjelljes konsumatore që do të zgjerojë përfitimet e marketingut të besnikërisë edhe në departamentet tjera të ndërmarrjes si R&D dhe CRM.
Sot brendeve u kërkohet të hartojnë plane relacionesh dhe angazhimi, të pasura me përmbajtje edukative dhe argëtuese në mënyrë që t’u ofrojnë konsumatorëve përvoja të qëndrueshme të personalizuara dhe shpërblyese. Brendet duhet të qëndrojnë pranë klientëve të tyre për të kapur mundësi të reja dhe për të mbledhur informacione që do të jenë thelbësore në përcaktimin e së ardhmes së skemave të besnikërisë.
Të dhënat përmbledhëse të mbledhura në Mars nga fushatat tona të besnikërisë dhe promovimit tregojnë se nuk është koha për mosveprim. Vëmendja e konsumatorit është e lartë, sesionet e shfletimit në faqet e internetit dhe aplikacionet e dedikuara janë rritur për 20%, norma e hapjes ka tejkaluar 30% dhe norma e klikimit deri në 60%. Konsumatorët janë duke dëgjuar edhe pse proceset e tyre të blerjes janë ngadalësuar.
Është koha për të shfrytëzuar në maksimum bazën e të dhënave që kemi në pronësi për të kuptuar pritjet e konsumatorëve dhe për të parashikuar dhe rikonceptuar modelet e konsumit dhe marrëdhëniet për të ardhmen, në mënyrë që të plotësojmë nevojat reale të njerëzve. Është koha për një riaktivizim të besnikërisë. Ashtu si në industrinë e kinemasë ku historive të njohura u jepet një interpretim i ri, është gjithashtu e mundur të shkruash një skenar të ri në industrinë e besnikërisë.
Konteksti – Pse tani nuk është koha e mosveprimit
Advice Group është një lider evropian në marketingun e besnikërisë në sjellje me përvojë mbi 14 vjeçare. Zyret qendrore të Advice janër në Itali me degë në Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Jugore. Në mars, ne shënuam një rritje të madhe në vëmendjen e konsumatorëve italianë drejt veprimtarive të kombinuara në fusha si energjia, ushqimi, ushqimi për fëmijë, financat dhe bankat. Seancat e shfletimit në faqet e internetit dhe aplikacionet që tregojnë oferta promovuese dhe fushata besnikërie u rritën me 20%, niveli I hapjes së faqeve kaloi 30%, norma e klikimit deri në 60% dhe vëmendja e konsumatorit për komunikimet e brendeve është në një rritje të qëndrueshme. Konsumatorët janë duke dëgjuar edhe pse proceset e tyre të blerjes janë ngadalësuar. Vëmendja e shtuar e konsumatorit është konfirmuar gjithashtu nga një studim i fundit i botuar nga Mando-Connect në Loyalty Magazine.
Fulvio Furbatto – CEO dhe Themelues i Advice Group
Fulvio Furbatto është krijuesi dhe promovuesi i marketingut progresiv, një qasje e re për besnikërinë e drejtuar nga të dhënat. Marketingu progresiv ndjek dhe analizon në kohë reale sjelljen e përdoruesve në lidhje me marrëdhëniet e tyre me brendin dhe kjo shkon përtej zakoneve të blerjes. Marketingu progresiv mundëson një njohje më të mirë të konsumatorëve për të ofruar përvoja dhe misione të personalizuara që evoluojnë me profilin e konsumatorit me kalimin e kohës.
Pas kësaj intuite, Fulvio Furbatto themeloi Advice Group në 2006. Dy vjet më vonë, kompania festoi arritjen e saj të parë duke iniciuar koleksionin e parë dixhital në Evropë për Lavazza.
Që atëherë, programet novatore të besnikërisë së Advice kanë fituar 15 çmime në nivel kombëtar dhe Evropian, përfshirë çmimin Mediastar për programin më të mirë të angazhimit dhe ruajtjes së klientëve të zhvilluar për pavilionin e Azerbajxhanit në Expo Milano 2015. Kohët e fundit, Advice ka fituar kategorinë e “Loyalty Redefined” në London Loyalty Magazine Awards për dy vjet me radhë me projekte në industrinë e sigurimeve dhe sporteve të zhvilluara për Unipol Sai (2018) dhe AS Roma (2019).
Gjatë viteve, në bashkëpunim me profesionistë dhe studiues të fushës, Furbatto ka marrë pjesë në përgatitjen e disa ‘raporteve autoritative’ që përcaktojnë udhëzimet e programeve të besnikërisë, e ardhmja e të cilave do të shënohet nga një fokus i madhë në të dhënat dhe marrëdhëniet e brendeve me konsumatorin.
Aftësitë e tij të forta inovative qëndrojnë prapa dy ndërmarrjeve të përbashkëta, Fansquare dhe Bemap, në partneritet me liderët e tregut të sporteve dhe automobilave.
Në 2019 Furbatto filloi procesin e ndërkombëtarizimit të Advice që ka rezultuar në hapjen e degëve të reja në Peru, Meksikë dhe Ballkan. Advice Group në Prishtinë, përfaqësohet nga Agjencia e Marketingut KANUN.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130X635-3-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/musk-780x439.jpg)
Musk do ta vlerësojë veten nëse ka konflikt interesi kur merr pjesë në tenderët e shtetit
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin