LAJMI I FUNDIT:

“Tani duhet të përqendrohemi në mënyrën e shpërndarjes së vaksinave për COVID-19”

“Tani duhet të përqendrohemi në mënyrën e shpërndarjes së vaksinave për COVID-19”

Me të paktën tri vaksina të coronavirusit tani në procesin përfundimtar, bota duhet të përqendrohet në mënyrën se si ato do të shpërndahen, i tha një ekspert Euronews.

Të hënën u zbulua se një vaksinë e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe firma farmaceutike AstraZeneca e cila u tha të ishte deri në 90% e efektshme.


Kjo jep gjithashtu shpresë, edhe pse mbetet “mbrapa” nga të dhënat e dy kompanive tjera, Pfizer-BioNTech dhe Moderna që pretendohet të jenë deri në 95% efektive.

“Kështu që bota me të vërtetë duhet të përqendrohet tani në logjistikë”, i tha Euronews, Dr Jeffrey Lazarus, një ekspert global i shëndetit në Institutin e Shëndetit Global të Barcelonës.

“Jo vetëm marrja e [vaksinës] në qytetet kryesore por si ta sjellim atë në zonat rurale për të arritur më shumë popullsi?”

“Do të jetë një sfidë logjistike. Ftohja është një problem dhe për vaksinat që kërkojnë temperatura shumë të ftohta, shumë vende në botë nuk do të jenë në gjendje të marrin shumë doza në të njëjtën kohë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Pse e djathta ekstreme po fiton popullaritet mes të rinjve?

Evropa
Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, tregon nëse Rusia do të përdorte armët bërthamore në rast të humbjes së kontrollit mbi Krimenë

Evropa
Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin e sulmit raketor në plazhin e Krimesë

Evropa
Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Koalicioni i humbësve shpresa e vetme e Evropës

Evropa
Kalo në kategori