LAJMI I FUNDIT:

Ai ra në gjunjë për t’i propozuar martesë, por ajo e ‘goditi’ në kokë – vajza tregon pse e bëri një gjë të tillë

Ai ra në gjunjë për t’i propozuar martesë, por ajo e ‘goditi’ në kokë – vajza tregon pse e bëri një gjë të tillë

Një grua e re nga Utah kishte vuajtur shumë herë nga propozimet e rreme të të dashurit të saj kur ai ra në gjunjë në Disney World – kështu që ajo e goditi me shaka në kokë.

Por kësaj radhe, pavarësisht “hidhërimit” të Gracie O’Neill, këtë herë, i dashuri i saj Cade me të vërtetë po i shtronte pyetjen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçari nga West Jordan ka shpërndarë një klip të propozimit – përfshirë momentin e goditjes në kokë – në TikTok, ku është parë mbi gjashtë milionë herë.


Momenti qesharak ndodhi në Walt Disney World në Orlando, Florida dy vjet më parë, më 18 dhjetor 2018, por u bë viral këtë javë kur Graice e postoi atë në TikTok.

“Këtë herë nuk jam duke bërë shaka”, i thotë Cade me një buzëqeshje, duke nxjerrë nga xhepi një kuti unaze dhe duke e hapur atë.

Qartësisht e tronditur, Gracie vendos duart e saj te goja, duke thirrur: ‘Jo! Oh Zoti im!’

Ajo vazhdon të bërtasë nga befasia dhe kënaqësia ndërsa Cade e pyet atë zyrtarisht: “Gracie, do të martohesh me mua?”.

Përfundimisht, ajo arrin të nxjerrë një ‘po’, dhe të dy vazhduan të lidhnin nyjën më 8 gusht 2019. /Telegrafi/