Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë adresuar një mori kritikash për Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Ani pse në seancën e sotme, nuk u hodh në votim raporti i punës së këtij institucioni, të zgjedhurit e popullit kërkuan efikasitet më të madh nga OSHP-ja. Madje disa prej tyre kërkuan që të ndryshohet struktura e OSHP-së dhe e njëjta të inkuadrohet brenda gjyqësorit në vend.
Kritika më të mëdha ndaj këtij organi u adresuan nga Lëvizja Vetëvendosje, ku deputeti Hekuran Murati tha se një numër i madh i tenderëve nga OSHP-ja gjykohen gabimisht dhe qartazi shihet se ka mbështetje për palë të ndryshme.
Mbi këto arsye, Murati tha se nuk do të mbështesin një raport të tillë.
“Ne si Grup Parlamentar nuk mund të mbështesim një raport të tillë, marrë parasysh punën edhe funksionin e rëndësishëm që e ka ky institucion. Realisht mos punën në zbatimin e atij funksioni. Vlen të theksohet së fundi edhe tenderi 5 milionësh që i është dhënë ministrit të po kësaj qeverie. Në fund ka marrë dritën e gjelbër pikërisht prej këtij institucioni, e kur kemi raste të tilla që një institucion të jep tenderë ministrave është e papranueshme për ne dhe nuk mundemi që të mbështesim një raport nga ky institucion”, tha ai.
Megjithëse PDK-ja u shpreh pro miratimit të raportit të punës së OSHP-së, deputeti Abelard Tahiri tha se mënyra e zgjedhjes anëtarëve të këtij institucioni duhet të ndryshojë.
Duke qitur në pah problemet që ka ky raport, Tahiri tha se çdo vit po ndodhin abuzimet e njëjta, prandaj ky ndryshim do të pamundësonte një gjë të tillë.
“Mënyra se si zgjidhen këta anëtarë të këtij institucioni të rëndësishëm, apo bordi që përbehet prej 5 anëtarëve, duhet të ndryshojë. Prandaj mendoj që ky organ vendin e ka në kuadër të gjyqësorit të Republikës së Kosovës. Ky do të mund të ishte një departament i veçantë, qoftë brenda Gjykatës Themelore të Prishtinës, apo ndonjë institucioni tjetër këshillit gjyqësor. Por asnjë rrethanë nuk duhet të lejojmë të veprojë si i tillë, pasi çdo vit po i kemi raportet edhe abuzimet e njëjta. Prandaj ndryshimi i strukturës do të pamundësonte të ndodhin shumë abuzime që mund të ndodhin”, tha ai.
Ndërsa, në LDK u shprehën mbështetjen pro këtij raporti, por deputeti Shkelzen Hajdini i paraqiti edhe dy rekomandime që duhet të përfshihen në këtë raport.
“Ky raport i OSHP përmbush kriteret për raportim. Ne në emër të LDK-së do të votojmë këtë raport me rekomandim që shqyrtimi i lëndëve nga kjo organizatë buxhetore të ndodh nga ekspertë të fushës dhe me rekomandimin që vonesat e shkaktuara të lëndëve të mos ndodhin më”, tha ai.
Mbështetje këtij raporti i dhanë edhe grupet tjera parlamentare, pavarësisht kësaj në sallë ishin vetëm 55 deputetë duke e bërë të pamundur miratimin e tij. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës