LAJMI I FUNDIT:

Borissov: Për fat të keq nuk kishte përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia

Borissov: Për fat të keq nuk kishte përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia

Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov sot deklaroi se “për fat të keq nuk kishte përpjkje të mjaftueshme nga Maqedonia”.

Ai tha se mbështesin Shqipërinë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, por të njëjtën nuk mund ta thonë edhe për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nuk ka pasur përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia dhe për këtë shkak përgjigja është negative, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë me bisedimet dhe të punojmë në përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha kryeministri bullgar, Boyko Borissov.


Kryeministri bullgar sot kishte takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa sot kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski deklaruan se nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori