Ish Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga gjatë një konference virtuale “Diaspora flet 2020”, organizuar nga Germin Global Albanians Foundation ka folur për emigracionin e qytetarëve të Kosovës, jashtë vendit.
Ajo tha se përderisa vite më parë Shqipëria dhe Kosova ballafaqoheshin me regjime diktatoriale dhe qytetarët emigronin për të pasur një ekzistencë më të mirë, edhe në ditët e sotme siç tha ajo qytetarët ende janë të pakënaqur dhe zgjidhjen e gjejnë tek emigracioni.
“Është e vërtetë që Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me emingracionin. Përderisa në Shqipëri kishim regjimin diktatorial të Enver Hoxhës, ndërsa në Kosovë kishim atë të Sllobodan Millosheviqit. Ai që guxonte të fliste hapur apo të shkonte kundër këtij regjimi, dënohej me torturë, burgim apo dhe me vdekje. Ishte dhe kriza për ekzistencë, shkallë e lartë e varfërisë. Shtresa e pasur dhe ajo e varfër që i shtynte kosovarët që të kërkonin një jetë më të mirë. Edhe pas demokratizimit të vendeve tona pakënaqësitë kanë vazhduar të njëjta, ka mungesë të zhvillimit ekonomik… kemi një numër të lartë të qytetarëve që ikin nga vendet tona”, ka thënë ajo.
Jahjaga theksoi se tash është koha që kjo çështje të merret seriozisht, përcjell Telegrafi.
E sa i përket liderëve të vendit se a janë të shqetësuar për këtë problem, ajo tha: “Një pjesë edhe mund të jenë të shqetësuar, por fakeqësisht nuk po e shohim këtë shqetësim, apo se kemi parë deri më tani. Pandemia nga COVID ka tërhequr vëmendjen jo vetëm nga qeveritë tona por nga të gjithë në botë. Duhet të parandalojmë ikjen e qytetarëve tanë me plane konkrete. Duhet të analizojnë të gjitha faktorët shtytëse. Duhet zgjidhje funksionale dhe afatgjate që hyn në funksionë të shteteve tona dhe qytetarëve. Është momenti i fundit për vendime konkrete“, tha ndër të tjera Jahjaga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025