Indoneziani bëhet milioner pasi një meteor me vlerë 1.5 milion euro bie mbi çatinë e tij
Një prodhues arkivolesh indonezian u bë një milioner menjëherë, pasi një meteorit me vlerë 1.5 milion euro ra mbi çatinë e shtëpisë së tij.
Josua Hutagalung, 33-vjeç, ishte duke punuar në një arkivol pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi hapësinor ra mbi verandë në buzë të dhomës së tij ku ai flinte në Kolang, Sumatra Veriore, transmeton Telegrafi.
Guri i vetëm, me peshë 2.1 kg, la një vrimë të madhe në çatinë e shtëpisë së tij dhe përfundoi i groposur 15 cm thellë në tokën pranë shtëpisë.
Josua, i cili arriti të gërmonte shkëmbin, tha se meteori ishte akoma i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer kur ai e preku atë.
Ai është vlerësuar të jetë 4.5 miliardë vjet i vjetër dhe klasifikohet si Condrit karbonik CM1 / 2, një varietet jashtëzakonisht i rrallë – me vlerë rreth 1.85 milion dollarë, ose 857 dollarë për gram.
Banorët lokalë në zonë kishin dëgjuar tinguj të mëdhenj që luhatën shtëpitë e tyre. Dhjetëra banorë kanë vizituar shtëpinë e Josua-s për të parë objektin e rrallë. “Shumë njerëz kanë ardhur, nga kureshtja dhe duan të shohin gurin”, tha ai.
Brendësia e meteorit është gri e errët dhe e zezë, me pika të vogla me ngjyrë të çelur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak