LAJMI I FUNDIT:

Gjykata cakton një muaj paraburgim për vjedhje të rëndë në Gjilan

Gjykata cakton një muaj paraburgim për vjedhje të rëndë në Gjilan
Foto: Ridvan Slivova/ Ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar I.A dhe E.H për vjedhje të rëndë në fshatin Malishevë të Gjilanit.

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit I. A. dhe E. H.

“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete ose personin tjetër kanë kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës me mjet të fortë kanë hapur dritaren dhe kanë depërtuar brenda, kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marrë një kasafortë të hekurit të njëjtën e kanë thyer, gjithashtu kanë marrë një armë AK47, një pushkë gjuetie “Altay Magnum”, një pushkë pumparic, një pushkë karabin RKS – 2019, pesëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 12A dhe 33 fishekë të kalibrit 9 mm.


Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë”, “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori