LAJMI I FUNDIT:

TikTok edhe 15 ditë afat për marrëveshjen me SHBA

TikTok edhe 15 ditë afat për marrëveshjen me SHBA

Krijuesit të TikTok, ByteDance i është dhënë një afat shtesë kohor prej 15-ditësh nga administrata Trump për të arritur një marrëveshje me blerësit amerikanë për të shitur operacionin amerikan të TikTok, thuhet sipas një regjistrimi të gjykatës federale.

TikTok zbuloi zgjatjen e afatit më herët në një proces gjyqësor, duke thënë se marrëveshja ishte zgjatur nga 12 nëntor në 27 nëntor.

ByteDance kërkoi një zgjatje 30-ditore javën e kaluar dhe tha se qeveria e Sh.B.A nuk u ishte përgjigjur përpjekjeve të saj për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur ndalimin e funksionimit.


Më 12 nëntor, afati i mëparshëm, një gjykatë federale e apelit në Uashington dha një zgjatje për TikTok dhe qeverinë e SHBA për të paraqitur dokumente shtesë.

Zëdhënësja e Departamentit të Thesarit, Monica Crowley tha në një deklaratë se kjo zgjatje do t’u japë palëve dhe Komitetit për Investime të Huaja në SH.B.A. (CFIUS) kohë shtesë për të zgjidhur këtë çështje në një mënyrë që përputhet me urdhrin e Presidentit Donald Trump.