LAJMI I FUNDIT:

Specialja, Lushtaku: Kolegët e mi janë të pafajshëm, do kthehen më të fuqishëm se kurrë

Specialja, Lushtaku: Kolegët e mi janë të pafajshëm, do kthehen më të fuqishëm se kurrë

Sami Lushtaku, ish-komandant i UÇK-së dhe nënkryetar i PDK-së, ka folur pas aktakuzave të ngritura dhe pas paraqitjes të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, në Gjykatën Speciale të Hagës.

Lushtaku ka thënë se në kohën kur vendi ishte i përfshirë nga lufta, e vetmja gjë që u vinte në mend luftëtarëve të UÇK-së në mendje ishte vdekja.

“Në atë kohë kemi menduar vetëm vdekjen. E kemi ditur 100 për qind që jemi të vdekur. Për ne me rëndësi është që Kosova sot është e pavarur. Është e dhimbshme që kjo gjykatë, dhe të tjera në Kosovë, sepse ne po konsiderojmë që Serbia ka kryer krimet dhe gjenocidin në Kosovë dhe faturat po i paguajmë ne në Kosovë. Nuk është Hashim Thaçi apo Kadri Veseli, apo Jakup Krasniqi a Rexhep Selimi problem, problem sot është Kosova”.


Po ashtu, Lushtaku theksoi se qëllimi i UÇK-së nuk ka qenë asnjë herë shënjestrimi i qytetarëve serbë, përkundrazi.

“Qëllimi nuk ka qenë asnjëherë qytetarët serbë. Ne nuk kemi desht që ta ndjekim situatën e Miloseviq. Ne nuk kemi desht që vuajtjet e fëmijëve e brezave që kanë kalu raste të renda në Kosovë, ta kenë fatin fëmijët serb në Kosovë. Ne duam që shteti i Kosovës të jetë funksional. Ne duam që qytetarët serbë në Kosovë të jetojnë si ne dhe fëmijët tanë në Kosovë”.
Lushtaku ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës kanë qenë të ethshëm për drejtësi.

“Sepse kjo na ka mungu. Nuk e kemi prit që pjesëtarët e UÇK, pa argumente dhe pa fakte të dënohen. Në këtë rast, ne kemi pasur disa gjykata në Kosovë…dhe kemi një gjykatë Speciale për krime luftë në Kosovë. Pjesëtarët e UÇK, kanë qenë nëpër gjykata dhe nëpër banka si të akuzum për krime lufte. Mendoj që 90 për qind të tyre kanë qenë të pafajshëm. Edhe unë jam dënuar me 12 vite burg dhe pas katër viteve jam shpallur i pafajshëm. Besoj që kolegët e mi në Hagë, janë të pafajshëm. Ata do kthehen më të fuqishëm seç kanë qenë”, ka thënë Lushtaku për Abcnews.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori