“Islami duhet të iluminohet!” Këtë e theksonte mësuesi im i sportit me gishtin e ngritur para fytyrës. Në sallën e sportit sundonin zhurmat, e në një kohë që klasa vazhdonte të bënte ushtrime, ai më veçoi nga grupi për të më mbajtur një monolog mbi islamin në Evropë. Ai nuk njihej për biseda të thella teologjike. Por, nuk ishte sekret që ai ishte një i krishterë i bindur. “Vetëm përmes iluminizmit, si tek ne të krishterët, mundet që myslimanët në Gjermani të integrohen si duhet”, vazhdoi ai. Përpiqesha t’i thoja, se ky krahasim nuk mund të bëhet dot kaq thjesht, por ai nuk më dëgjonte dhe mua më mbetej të tundja kokën pa fjalë.
Sot më lidh pak me atë 15-vjeçaren e dikurshme, por debatet për gjoja mungesën e iluminizmit në islam nuk kanë ndryshuar që nga rinia ime. Shamia e kokës, shoqëritë paralele, mësimi i notit, minareja apo rrethprerja – rregullisht këto tema vazhdojnë të diskutohen. Kështu, ne qartësisht rrotullohemi në një rreth vicioz, sepse politika ende edhe sot nuk e ka gjetur zgjidhjen për “çështjen e islamit”. Nëse ndodh një akt terrorist i tmerrshëm, theksohet menjëherë nevoja e diskutimit, gjatë të cilit tregohen me gisht myslimanët, pastaj kalon një kohë, kjo temë zbehet, deri sa historia fillon nga e para në një moment tjetër.
Në këto diskutime, ku flitet për rrezikun e islamizmit dhe islamit vetë myslimanët nuk janë edhe aq prezentë. Flitet për ta, por rrallë me ta. Si mësuesi im, që as nuk ishte i interesuar për mendimin tim, dhe me pohimet e tij në mënyrë jo të drejtpërdrejtë donte të thoshte, se as unë nuk isha e integruar si duhet në shoqërinë gjermane. Në të njëjtën mënyrë i trajton shoqëria shumicë myslimanët deri më sot, në atë që ajo kërkon të praktikohet një islam liberal, që është i pajtueshëm “me vlerat gjermane”. Me këtë implikohet, që kjo është e mundur, vetëm nëse besimi mysliman nuk praktikohet në mënyrë të dukshme.
Që shumica e bashkësisë myslimane në Gjermani është liberale dhe refuzon çdo lloj dhune, kjo është e rangut të dytë. Studiuesit e islamit si edhe një sërë organizatash islame dhe shoqatash përpiqen prej vitesh të zhvillojnë një debat konstruktiv për islamin. Por, në vend që t’u vihet veshi atyre, politika humbet nëpër deklarata boshe dhe sipërfaqësore ose u bën temena partive djathtiste. Prandaj nuk është e habitshme, që nocione si „islami politik”, “xhihadizmi” apo “fundamentalizmi” përdoren si sinonime, megjithëse nuk janë të tilla.
Në të gjithë botën, të mos harrojmë që janë më shumë myslimanët që janë viktima të atentateve islamiste. Lufta kundër islamizmit është për këtë arsye një luftë e përbashkët e myslimanëve dhe jomyslimanëve. Për këtë është e rëndësishme që të dyja palët të komunikojnë dhe të afrohen me njëra-tjetrën. Por, nëse shumica e myslimanëve liberalë për shkak të zhgënjimit nuk e ngre më zërin, kujt do t’ia lemë fushëbetejën? Sepse është pikërisht kjo përçarje që po futet në mesin e shoqërisë, nga e cila islamistët e marrin fuqinë e tyre dhe i çon disa të rinj tek ata. Kjo është sigurisht e thënë në mënyrë shumë të thjeshtëzuar, por realisht ka një shkak-pasojë të arsyeve të ndryshme, pse islamizmi në Evropë ka ende fuqi tërheqëse, sidomos për djemtë e rinj. Por fakti i thjeshtë, se dikush mban një shami koke, nuk shkon në mësimin e notit, apo është i bërë synet, definitivisht, nuk është asnjë anga këto arsye.
Nëse shoqëria i sheh me dyshim myslimanët e vetëm për shkak të praktikimit të fesë i sheh si radikalë, atëherë ajo i refuzon ata në të njëjtën kohë dhe e vë në dyshim të drejtën e tyre për praktikim të lirë të fesë në Evropën qendrore. A është pjesë e vlerave tona, kur myslimanët stigmatizohen? Si shpjegohet në mënyrë logjike, që qeveritë evropiane i shpallin luftë islamistëve, por në të njëjtën kohë u japin armë regjimeve islamiste dhe bëjnë tregti me ta? Ku mbeten këtu parimet e iluminizmit dhe racionalitetit?
Nëse duam t’i dalë ballë islamizmit, duhet që të komunikojmë si të barabartë me myslimanët, në vend që t’u dalim përballë me gishtin e ngritur – që për ironi është një simbol islam për unitetin e zotit. E përveç kësaj, dihet, se kush tregon gjithmonë me njërin gisht të tjerët, i ka drejtuar tre gishta tek vetja. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj