LAJMI I FUNDIT:

Mbi 20 gjoba mandatore u shqiptuan për ndotësit e mjedisit gjatë muajve shtator-tetor

Mbi 20 gjoba mandatore u shqiptuan për ndotësit e mjedisit gjatë muajve shtator-tetor

“Let’s Do It” Kosova ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

“Të dhënat e marra nga secila komunë në Republikën e Kosovës për numrin e gjobave mandatore që janë shqiptuar gjatë muajve Shtator–Tetor, 2020, janë si vijon:

Institucionet përkatëse në gjithë Republikën e Kosovës gjatë muajve Shtator-Tetor sipas Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore kanë shqiptuar gjithsej 25 gjoba për ndotësit e mjedisit.


Gjobat u shqiptuan nga këto komuna: Malishevë (5), Istog (5), Drenas (4), Klinë (4), Rahovec (3), Kamenicë (3), Deçan (1).

Komuna e Gjilanit ka dërguar raport vjetor nga janari deri në tetor, ku janë shqiptuar gjithsej 15 gjoba mandatorë”, thuhet në njoftimin për media.

Në komunat të cilat nuk shqiptuan asnjë gjobë mandatore gjatë muajve shtator dhe tetor janë: Komuna e Skenderajt, Lipjanit, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Junikut, Shtimes, Kaçanikut, Gjakovës.

“Komuna e Fushë Kosovës nuk ka shqiptuar asnjë gjobë, inspektorët nga kjo komunë kanë raportuar për mungesën e bashkëpunimit të qytetarëve gjatë vërejtjeve verbale që janë dhënë në raste të ndotjes së ambientit (qytetarët kanë refuzuar të japin të dhënat personale pa të cilat nuk mund të shqiptohet dënimi). Po ashtu, për shkak të situatës me pandeminë ata nuk janë asistuar as nga Policia e Kosovës.
Kurse nga komunat: Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj, Prizren, Pejë, Suharekë nuk kemi marrë asnjë raport.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.

Për shkak të pandemisë COVID-19 kishte shumë pak gjoba të shqiptuara gjatë muajve Shtator dhe Tetor, por duke shpresuar në normalizim të situatës dhe në ndërgjegjen institucionale besojmë që gjatë muajve në vijim gjobat mandatore do të gjejnë zbatim në vendin tonë dhe mbi të gjitha qytetarët do të jenë më të vetëdijshëm për dëmet që i shkaktojnë mjedisit nga ndotja”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori