LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkon që rasti i Suzana Zogianit të kthehet në rigjykim

Vetëvendosje kërkon që rasti i Suzana Zogianit të kthehet në rigjykim
Foto: Kohavision - KTV/YouTube

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogiani-Sekiraqa të kthehet në rigjykim. 

Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media, ka thënë se Suzana Zogiani-Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burgim, për vrasjen e bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.

“Më 6 nëntor e kemi dëgjuar rrëfimin e Suzanës. Rrëfimi i saj të shton bindjen se jeta e grave vlen më pak se e burrave në peshoren e gjyqësorit të Kosovës. Suzana është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortit të saj, ndërsa në gjykim nuk është marrë parasysh se ajo dhe fëmijët e saj janë dhunuar për disa vite nga u ndjeri. Asnjë rrethanë lehtësuese nuk është konsideruar në vendimin për të. Për të është iniciuar edhe një peticion ku kërkohet falje për Suzanës. Prej atëherë, mbi 8 mijë persona kanë nënshkruar për të”, tha ajo.


Kurti tha se gjykatat në Kosovë po japin më shumë dënime për gratë se për burrat.

“P.sh rasti i Suharekës, burri i Zejnepe Bytyqit është dënuar me 12 vite ndërsa kur një grua sistematikisht dhunohet nga burri dënohet me 25 vite burgim. Edhe Pjetër Ndrecaj është dënuar me 24 vite e 6 muaj në rastin e vrasjes së Valbonës dhe vajzës së saj. Ky sistem po ju jep pushtet burrave ”, tha ajo.

Nis peticioni për faljen e shqiptares nga Kosova që vrau burrin me sëpatë në Francë
Lexo po ashtu Nis peticioni për faljen e shqiptares nga Kosova që vrau burrin me sëpatë në Francë

Sipas saj, rasti i Suzanës është i qartë që gjyqtarët nuk po e shohin të vërtetën.

“Burgjet e grave janë të mbushura e të cilat kanë qenë të dhunuara nga burrat. Vendimet e gjykatave duhet t’i frikësojnë e jo t’i motivojnë ata që ushtrojnë dhunë. Ky rast duhet të kthehet në rigjykim. Është më e pakta që mund të bëhet”, shtoi ajo.

Suzana Sekiraqa-Zogiani është dënuar me 25 vjet burgim, pasi vrau burrin e saj me sëpatë në Francë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori