LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Prilepit angazhohet si vullnetar në Departamentin Infektiv për shkak të mungesës së kuadrit

Kryetari i Prilepit angazhohet si vullnetar në Departamentin Infektiv për shkak të mungesës së kuadrit

Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja me COVID-19 dhe mungesës së kuadrit mjekësor, kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski, prej sot ka filluar të ndihmojë në Departamentin Infektiv si vullnetar.

Jovanovski i cili është ortoped specialist, në spital do të punojë prej orës 07:00 deri 11:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jovanovski dje tha se nuk e di se deri kur do të angazhohet dhe se do të ndihmojë deri sa të jetë nevoja.


“Kam ofruar ndihmë dhe është pranuar nga spitali. Unë i takoj grupit të qytetarëve me rrezik që janë mbi moshën 60-vjeçare, të cilët janë më të ekspozuar ndaj virusit. Si qytetar i përgjegjshëm i shoqërisë, që e kam dhënë betimin e Hipokratit, do t’ju ndihmoj kolegëve në këtë aspekt”, tha dje Jovanovski.

Ndryshe, në Prilep për shtatë ditë ka pasur mbi 350 raste të reja dhe 15 viktima nga coronavirusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori