KosLift “Sfida e Dizajnit” është një garë që inkurajon studentët ndërmarrës të zhvillojnë zgjidhje që trajtojnë sfidat e krijuara nga kriza pandemike. Ne mbështesim krijues dhe ndërmarrës që zhvillojnë dhe dizajnojnë produkte dhe shërbime me ndikime aktuale në shoqëri.
Për Sfidën e Dizajnit 4.0 fokusi do të jetë në zhvillimin e zgjidhjeve për bizneset në Kosovë, të cilët kanë qenë të papërgaditura dhe nuk kanë pasur mundësi t’ju përshtaten krizës të krijuar nga pandemia COVID-19.
Askush nuk ka parashikuar plotësisht efektin e krizës pandemike COVID-19. Proceset biznesore janë përçarë dhe nuk do të kthehen domosdo në normalitet. Në vend të kësaj, përçarja e tanishme ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë ambientin biznesor që ne njohim.
Si mund të reagojnë udhëheqësit e bizneseve ndaj sfidave, të rishikojnë mundësitë, ristrukturojnë kompanitë dhe të rizhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të adaptohen dhe të përgaditen për normalen e re?
Cilat janë sfidat?
Sfida 1: Si mund të bëjmë zgjidhje inovative përmes produkteve dhe shërbimeve që do të ndihmojnë nevojat e njerëzve në kohë të krizës pandemike?
Përshkrim i shkurtër i sfidës:
COVID-19 ka luajtur një rol shkatërrues në mjedisin biznesor në Kosovë. Shumë biznese që u përballën me këtë realitet të ri janë shkatërruar thellësisht. Shkalla e papunësisë është rritur, zinxhiri i furnizimit është ndërprerë dhe kërkesa për produkte dhe shërbime është ulur. Komuniteti i biznesit në Kosovë ka hyrë në një fazë të paparashikueshme e cila ka ndikuar në ekosistemin e bizneseve Kosovare. Edhe pse gradualisht po fitojmë luftën kundër pandemisë, ka akoma pasiguri për të ardhmen e bizneseve. Gjatë kësaj krize, ne jemi duke dëshmuar ndryshimet në sjellje si të bizneseve ashtu edhe të konsumatorëve. Çfarë mund të bëjë ekipi juaj për të zgjidhur këtë çështje?
Sfida 2: Si mund të ju mundësojmë kompanive në Kosovë që të jenë të qëndrueshme dhe të adaptueshme në një ambient shpejtë-të-ndryshueshëm pune?
Sipas raportit të Qendrës së Mbështetjes së Biznesit në Kosovë për ndikimin e COVID-19 në bizneset e Kosovës, 12% e kompanive tashmë kanë larguar punonjës, ndërsa 69% e të punësuarve janë liruar përkohësisht nga bizneset në Kosovë. Nëse situata pandemike mbetet e njëjtë për 3 muajt e ardhshëm, 40% e bizneseve nuk do të mund të përballonin të paguanin pagat e punonjësve të tyre, kështu që ata do të ishin detyruar t’i largojnë punonjësit nga puna.
Në anën tjetër, situata pandemike në Kosovë gjithashtu ka shkaktuar mungesë të madhe të punonjësve për shkak të sëmundjes, izolimit, kujdesit të fëmijëve, etj.
SFIDA 3: Si mund t’i mbështesim kompanitë në Kosovë që t’i përmbushin nevojat e klientëve përmes teknologjisë dixhitale?
Përshkrimi i shkurtër:
Shumë biznese në Kosovë veprojnë në një mjedis offline dhe nuk e konsiderojnë prezencën e pranisë në internet të biznesit të tyre. COVID-19 dhe kufizimet nga Qeveria e Kosovës kanë kufizuar bizneset në sektorët e gastronomisë, prodhimtarisë, kujdesit shëndetësor, bujqësisë, etj., për të operuar plotësisht në këtë mjedis të ri. Disa biznese funksionojnë me kapacitete të kufizuara dhe disa nuk funksionojnë fare, gjë që po ndikon në zvogëlimin e shitjeve të tyre dhe i vendos ato në prag të katastrofës.
Ekipet me idetë më kreative dhe të aplikueshme do të shpërblehen me grante prej 2000 Euro, për financimin e implementimit të idesë së tyre në situatë reale.
Aplikimi për KosLift është i hapur deri më 15 nëntor, 2020.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje