LAJMI I FUNDIT:

Lirim Shabani: Fotografia do të më shoqërojë deri në frymën e fundit

Lirim Shabani: Fotografia do të më shoqërojë deri në frymën e fundit

Lirim Shabani fotografinë e ka pasion. Ai ka mbledhur fotografi nga shëtitjet e tij nëpër botë dhe i ka përzgjedhur për të bërë një album. Albumin e ka publikuar në tre gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglisht. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Lirimin për të mësuar ju më shumë rreth punës së tij.

Çka përmban albumi yt?
Albumi, apo libri me foto, përmban 100 fotografitë më të mira të shkrepura nga unë.

Sa qytete keni udhëtuar dhe sa i keni përfshi në të?
Albumi është i ndarë në katër pjesë, sipas kontikenteve që i kam vizituar në periudhën 2009-2019, pra është përfshirë Azia, Afrika, Europa dhe Amerika e Veriut. Në katër kontinentet e përfshira, kam shkelur në 23 qytete, apo rajone, nga 12 shtete të ndryshme, ku kam qëndruar nga tre muaj deri dy vjet.

Sa vite janë të përfshira në të?
Në këtë projekt janë përfshirë 10 vjet aktivitet fotografik. Për fat të keq, dy vitet e para nuk janë përfshirë sepse ato fotografi nuk i kam. Kjo ka ndodhur për shkak se gjatë qëndrimit tim në Afganistan, duke kaluar transit në një bazë marinsash amerikanë, rregullat ishin të tilla që nuk na lejohej të kishim me vete pajisje elektronike sepse nuk kishim shtetësi amerikane. Kështu, marinsat m’i morën dy disqe me fotografi dhe materiale tjera.

A keni ndonjë plan në të ardhmen?
Duke marrë parasysh se në vendin tonë fotografia nuk vlerësohet shumë, e mendova se botimi i një libri me fotografi do të ishte diçka positive për të ndikuar që fotografia të marrë më tepër vëmendje dhe vlerësim, sidomos nga mediat. Unë nuk e kam ndërmend që të nalem. Kam filluar që të mendoj për një temë më konkrete dhe të punoj për projektin e radhës. Fotografia do të më shoqërojë deri në frymën e fundit. /Telegrafi/