Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale, ka thënë se kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë së Kosovës.
Ahmeti ka theksuar se kjo gjykatë do të vërtetojë pafajësinë e atyre që janë akuzuar për luftë.
“Kjo është goditje ndaj vlerës së lirisë, ndaj Kosovës dhe sidomos ndaj perspektivës së Kosovës, prandaj Gjykata Speciale e cila është votuar në Parlamentin e Kosovës, konsiderojmë që ka qenë akt i gabuar sepse është dashur një gjykatë vendore t’i kryej këto obligime nëse ka pasur pretendime për krime lufte por jo që e tëra të jetë ndaj një etnie. Po ashtu, konsiderojmë se kjo gjykatë do të vërtetoj pafajësinë e atyre që janë akuzuar sepse lufta jonë ka qenë e drejtë. Kriminelët e vërtet janë sot në Beograd janë ata që udhëheqin me Serbinë dhe kjo politikë e BE-së dhe e mekanizmave ndërkombëtar është e gabuar sepse në krye të shtetit serb janë ata që e kanë dëmtuar Kosovën, ndërsa çlirimtaret në burgun e Hagës”, ka thënë Isufi për KP.
Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të mbajë një takim të jashtëzakonshëm, ku do të vlerësonte për hapat e mëtutjeshëm se si do të duhet të sillej dhe të përkraheshin përfaqësuesit e UÇK-së në Hagë.
“Duhet të gjitha institucionet e në këtë rast Qeveria e Kosovës të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në të cilin do të vlerësonte për hapat e mëtutjeshëm se si do të duhet të sillej dhe të përkraheshin përfaqësuesit e UÇK-së që sot janë në Hagë. Po ashtu, edhe këshilli i sigurisë kombëtare të vlerësoj situatën me këtë rast sepse kemi të bëjmë me personalitete të larta të shtetit dhe partitë politike të jenë unike, institucionet të gjithë ta ndjejnë përgjithësinë për situatën që e kemi”, ka thënë ai.
Derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ia ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë