Maksim Vinçani
Historianët dhe analistët kanë konkluduar tashmë që lufta partizane u manipulua me paramendim nga E. Hoxha me ndihmën e jugosllavëve për të siguruar pushtetin e mbas luftës. Kjo, duke shfrytëzuar dhe shpërdoruar motivin e vërtetë të pjesëmarrjes masive të popullit patriot si: rezistenca ndaj pushtimit të huaj por edhe për një jetë më të mirë.
Lufta vëllavrasëse, e pamotivuar dhe e dëmshme, ishte përgjegjësi historike që i përket krerëve të dy palëve e jo popullit të thjeshtë që, si në njërin rast edhe në tjetrin, kanë qenë viktima të këtyre krerëve. Me vënien në plan të parë të synimeve ideologjike përmbas çlirimit, të dyja forcat politike vepruan shtrembër, sepse në atë kohë përparësi kishte çlirimi i vendit e jo konkurrenca ideologjike dhe rendi shoqëror pas çlirimit. Ka qenë gabim fatal, në radhë të parë për vetë organizatën e Ballit, e doemos për Shqipërinë, bashkëpunimi me pushtuesit. Ashtu si ka qenë gabim fatal për Partinë Komuniste varësia e nënshtrimi i plotë i udhëheqjes së saj ndaj Partisë Komuniste të Titos, nënshtrimin e Shqipërisë (e jo vetëm të Kosovës) interesave të Jugosllavisë, gjoja në bazë të internacionalizmit proletar si dhe fanatizmi ndaj tezës leniniste se “Proletariati dhe Partia e tij nuk e ndajnë pushtetin”; gjë që ndikoi rëndë në marrëveshjen e Mukjes e më tej. Në arenën e këtyre zhvillimeve pati dhe veprime të padëshiruara nga të dy palët.
Por, këto nuk e errësojnë në asnjë mënyrë sakrificën dhe kontributin e pjesëmarrësve (përfshirë të komunistëve e të udhëheqësve të rezistencës)… Evidentimi i plotë i shkaqeve reale të përplasjeve së palëve kundërshtare politike gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri dhe konkludimi në interpretime të bazuara në arsyetime të konsideruara si te mirëqena, është një mision i vështirë , që në realitet nuk arrihet kurrë plotësisht… Shkas për këtë prenoncim nga ana ime, u bë tema e qëndrimeve ndaj Luftë Nacionalçlirimtare, duke marrë si referim librin e studiuesit Çelo Hoxha, “Krimet e Komunizmit”; temë kjo që u inspirua kryesisht nga deputeti Spartak Braho. Gjykimi im është si vijon: Vlerësimi në librin e ISKPK-së (Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit), që udhëheqësit kryesorë të formacioneve partizane, pa përjashtim, të emërtohen kriminelë, më duket një trajtim i gabuar. Për më tepër, kjo bëhet thjeshtë, duke rreshtuar në libër listën e drejtuesve të këtyre formacioneve me funksione, kryesisht nga batalion e lart, e duke i futur të gjithë në një kallëp; me gjykimin se udhëheqësit e Ushtrisë partizane (paralel me luftën kundër pushtuesit), “kontribuuan për të ardhur në pushtet një regjim diktatorial që rezultoi fatal për Shqipërinë”; pra duke bërë aluzion se gjithë këta udhëheqës, pa përjashtim, janë bashkëfajtorë dhe po aq përgjegjës sa E. Hoxha me stafin e tij. Po të ishte ky prezantim i një studimi personal, mund ta kuptoja; por ky trajtim i njëanshëm nga një institut (supozohet apolitik), pa theksuar qartë dhe prerë ndarjen e motiveve të sinqerta patriotike të partizanëve nga paramendimet e kamufluara të udhëheqjes komuniste, është i pavend.
Cilësimin si kriminelë, në grup e pa përjashtim, i udhëheqësve patriotë të forcave partizane dhe duke mos vlerësuar realisht rezistencën patriotike të gjithë atij populli shqiptar që mori pjesë në atë luftë, është i padrejtë. Sipas pikëpamjes s’ime, në studimet e ISKPK-së është bërë një punë e lavdërueshme për seleksionimin dhe paraqitjen e dokumenteve historike dhe jo vetëm. Por, hartimi dhe bashkëngjitja e listës së “zezë” në librin ‘Krimet e Komunizmit’, për periudhën gjatë luftës, është gabim (ky mund të ishte objekt i një gjykate përkatëse, që nuk u krijua kurrë). Kjo i tejkalon atributet e misionit që i është ngarkuar institutit (ndoshta dhe vetë objekti i këtij instituti është gabim e do të ishte më e udhës të kishim një institucion me objekt: evidentimi i krimeve të luftës nga të gjithë akterët e saj, vendas apo pushtues; tjetër punë është periudha mbas 1944). Rreth temës në fjalë janë prenoncuar nga të dy krahët, shumica duke shprehur ato që mendojnë realisht. Por një pjesë nisen nga qëllime të tjera.
Disa, mesa duket, ngaqë nuk ndihen aq krenarë për qëndrime apo veprime e të parëve të tyre. Por, edhe nga pala tjetër, një pjesë që kanë me të vërtetë “kusure” (sidomos në periudhën e mëvonshme), mbajnë qëndrim ‘kundër’, nisur nga motive të tjera: Meqenëse në lisën “e zezë” ndodhen gjithë ata shqiptarë, të cilët me të vërtetë kanë nderuar veten, familjen dhe Atdheun (gjatë luftës e më vonë), të tjerë që nuk mund të mburren për të njëjtën arsye (sidomos për veprimet e tyre kriminale gjatë diktaturës) synojnë të fshihen pas tyre, duke u “përzier” me kategorinë e lavdishme e duke vënë shenjën e barazimit, u dalin në “mbrojtje”. Por, atyre heronjve nuk u nevojitet “mbrojtja” nga kjo kategori, sepse kështu i përdorin për interesat e veta partiake dhe elektorale; ata tashmë i ka vlerësuar historia dhe populli.
Historia e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri duhet të na bëjë krenarë për faktin se populli shqiptar tregoi që kur është fjala për lirinë e vatanit, është në gjendje të bëjë epope duke iu dhënë kështu brezave një mesazh të qartë krenarie për sakrificat dhe arritjet e Ushtrisë partizane, që nëse e do përsëri situata, populli patriot do ta përsërisë sa herë të jetë nevoja; por kurrë më si instrument për vendosjen e një rendi në shërbim të instalimit të ndonjë ideologjie, apo për objektiva politike; por vetëm për mbrojtjen e vendit nga pushtues të huaj…
Por, le të flasim tani për ligjin që u miratua në Kuvendin Popullor me të cilin i ndalohet ISKPK-së të trajtojë periudhën e luftës. E ndamë më në fund periudhën para 1945 me atë të mbas 1944 nga objekti i studimit të ISKPK-së. Pavarësisht nga motivet e vërteta të nismëtarëve, mirë u bë; sepse ajo periudhë meriton studim kompleks, të veçantë dhe objektiv nga të tjera organizma. Por, sidoqoftë, të mos harrojmë se ajo periudhë ekziston dhe zoti Spartak Braho, si njohës i mirë i doktrinës marksist-leniniste dhe materializmit dialektik e di mjaft mirë se fenomenet (ngjarjet) e një periudhe historike (në rastin tonë 1945-’90), studiohen “të ndërlidhura, të ndërvarura dhe të kondicionuara”; si dhe bazuar mbi “kushtet që i paraprinë rrethanat kur u zhvilluan, si dhe pasojat që rrodhën nga ato zhvillime”. Por, le t’i lemë edhe këto dhe për analizat politike ekonomike e shoqërore të asaj periudhe, me arritjet apo dështimet, le të merren studiuesit e paindoktrinuar. Ndërkohë, sulmi i ulët që z. Braho i bën studiuesit Agron Tufa dhe përkrahësve të tij, duke i krahasuar me udhëheqësit e ‘Agimit të Artë’ dhe duke kërkuar për ata dënime të ngjashme, është i papranueshëm dhe antidemokratik. Ky qëndrim na kujton shëmtinë e periudhës së errët të ish-diktaturës, që shoqëria shqiptare e ka hedhur në koshin e mbeturinave të historisë dhe disa, me në krye Brahon, po tentojnë me përpëlitje të dëshpëruara ta riciklojnë.
Nostalgjikët e diktaturës dhe luftës së klasave, ta harrojnë njëherë e mirë rikthimin prapa. Si iniciator, si protagonist dhe si prototip i rrymës që nuk i pranon, nuk i dënon, por i mbron krimet e komunizmit; pra nga z. Spartak Braho, simbolikisht do kërkoja këto përgjigje! A janë kryer krime politike ndaj njerëzimit në kohë paqeje nga diktatura komuniste në kuadrin e luftës së klasave? A i keni denoncuar ndonjëherë juve ato? A ju keni kërkuar falje viktimave dhe familjarëve? A keni qenë ju personalisht pjesëtar i strukturave për realizimin e ndonjë krimi të sistemit? A keni kërcënuar dhe shantazhuar studiuesit dhe denoncuesit e këtyre krimeve, nga pozita e sotme juaj politike? Duke mos kërkuar falje (sepse i quani normale ato krime), a përbëni rrezik potencial për funksionimin e demokracisë, duke qenë dhe ligjvënës në Parlament?
Mos u vështirësoni për përgjigjet z. Braho, opinioni i ka të qarta! Prandaj: larg duart nga Agron Tufa dhe nga të gjithë ata që denoncojnë krimet e diktaturës! Misioni i tyre është i pazëvendësueshëm, sepse duke evidentuar masakrën makabre të segmenteve të errëta të diktaturës komuniste ndaj kundërshtarëve politikë, informojnë brezin e ri që të konceptojë realisht regresivitetin e asaj ideologjie e që të mos përsëritet më kurrë. Ju, nostalgjikët e diktaturës ta harroni njëherë e mirë rikthimin në atë periudhë; populli nuk do t’ju ndjekë dhe nuk do t’ju lejojë kurrë të përmbysni demokracinë në Shqipëri… Sidoqoftë, paradoksalisht me qëndrimet tuaja ju dhatë një “kontribut të çmuar” në demaskimin e diktaturës, sepse mënyra se si përdorni pushtetin dhe silleni sot me ata që i konsideroni armiq ideologjikë, duke i kërkuar “dhe në vrimë të miut”, është sintezë brilante për të kuptuar nga goja juaj se si u ushtrua lufta e pamëshirshme klasore ndaj viktimave të komunizmit gjatë diktaturës staliniste!
P.S. Ky shkrim mund të jetë pak i vështirë për tu perceptuar nga ata që udhëhiqen nga slogani stalinist: “O me ne, o kundër nesh”!
(Autori është nënkryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re