Që prej fillimit të vitit, bota është përballur me sulme terroriste, si ai në Gjermani, pak ditë më parë në Francë, së fundmi në Vienë dhe Afganistan
Sulmet padyshim që gjejnë një raportim të gjerë nëpër media, gjë që mund të ndikojë ndjeshëm te gjithsecili, ndonëse sulmi mund të ketë ndodhur shumë larg nesh në distancë fizike.
Pasojat e një sulmi terrorist mund t’i bëjnë njerëzit të ndjehen më të prekshëm, sepse frika do të ndikojë te përditshmëria e tyre dhe pikëpamjet për botën. Nuk ka vend për diskutim fakti që sulmet terroriste ndikojnë te shëndeti mendor i njerëzve. Por cilat janë pasojat më të zakonshme dhe sa zgjasin ato?
Në 1995 dhe 1996, Franca përjetoi një valë bombash që vranë 12 njerëz dhe plagosën më shumë se 200. Një studim i vitit 2004 ekzaminoi nivelet e çrregullimeve të stresit post-traumatik dhe zbuloi se 31% përjetuan çrregullime të stresit post-traumatik. Disa nga simptomat qenë makthe, mendime të vazhdueshme për ngjarjen dhe ankth.
Një studim i kryer menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit zbuloi se 17% e popullsisë amerikane që jetonte jashtë Nju Jorkut raportoi simptoma në lidhje me çrregullimin e stresit post-traumatik. Gjashtë muaj më vonë, kjo ra në 5.6%. Një përmbledhje e vitit 2005 në lidhje me hulumtimet psikologjike në lidhje me efektin e 11 shtatorit theksoi rritjen e simptomave dhe çrregullimeve psikike menjëherë pas sulmeve dhe normalizimin e tyre në 6-12 muajt në vijim.
Pse simptomat e çrregullimit të stresit post-traumatik u rritën tek njerëzit që nuk qenë të ekspozuar direkt? Shpjegimi mund të jetë pasqyrimi intensiv mediatik i sulmeve terroriste.
Një studim pas sulmit të 11 shtatorit, raportoi se pjesa më e madhe e njerëzve e kalonte kohën duke parë mbulimin mediatik të sulmeve. Me fjalë të tjera, njerëzit jetojnë dhe ripërjetojnë sulmet kur shohin ose dëgjojnë histori rreth tyre. Ky ekspozim i tepërt mund të prodhojë ndjenjën e frikës dhe pafuqisë për të luftuar një kërcënim terrorist.
Frika është një përgjigje e natyrshme ndaj ngjarjeve të tilla si sulmet. Njerëzit mund të shmangin transportin publik apo udhëtimin me avion dhe të mos frekuentojnë mjedise të mbipopulluara.
Terroristët përdorin frikën si armë psikologjike dhe kjo mund të ketë pasoja serioze psikologjike për individët dhe shtetet. Kjo mund të ndikojë te mënyra sesi njerëzit vlerësojnë angazhimet politike të qeveritarëve.
Kërcënimi i terrorizmit, natyrisht, nuk ka të njëjtin efekt te të gjithë. Shumica e njerëzve pa dyshim i përgjigjen kërcënimeve të terrorizmit në një mënyrë racionale dhe konstruktive. Ana tjetër e medaljes në lidhje me frikën që terroristët e përdorin si armë është fakti që frika mund të shërbejë te njerëzit dhe qeveritë për të forcuar qëndrueshmërinë.
Burimi: The Conversation, Anabel
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!