LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e SHBA-së: Astrologu parashikon fitoren e Trump-it, por pretendon se demokratët ‘vjedhin presidencën’

Zgjedhjet e SHBA-së: Astrologu parashikon fitoren e Trump-it, por pretendon se demokratët ‘vjedhin presidencën’

‘Donald Trump do të sigurojë ngadalë fitoren nga rivali i tij Joe Biden sot, i cili sipas pretendimeve të çuditshme të një astrologu, nuk do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve’.

Pjesa e fundit e garës për në Shtëpinë e Bardhë është në zhvillim e sipër ndërsa miliona amerikanë votuan për njërin nga dy kandidatët, shkruan Express.co.uk.


Presidenti i tanishëm Donald Trump shpreson të sigurojë edhe katër vjet në detyrë, kurse rivali i tij demokrat ka epërsi në disa nga sondazhet që po jepen, transmeton Telegrafi.

Të hënën, analistët e sondazheve në FiveThirtyEight i dhanë Biden një epërsi të lehtë.

Analistët parashikuan gjithashtu se Pensilvania do të jetë një shtet kryesor.

E megjithatë, presidenti Trump është pozitiv që ai ende ka një shans për të siguruar një tjetër mandat në detyrë.

Duke dalë në Fox & Friends këtë mëngjes, ai tha: “Unë mendoj se do të kemi fitore, mendoj se sondazhet janë, ju i dini sondazhet dhe unë mendoj se do të kemi fitore”.

“Nuk e di cilat janë shanset, nuk e di se si i vlerësojnë shanset, por mendoj se kemi një shans shumë të fortë për të fituar”.

Presidenti Trump tani është mbështetur nga një numër astrologësh, mistikësh dhe numerologësh, njëri prej të cilëve parashikon një rezultat të trazuar të zgjedhjeve.

Sipas gazetës izraelite Israel Hayom, Donald Trump do të marrë mandatin e tij të dytë në detyrë, por vetëm pas një beteje të tërhequr me Demokratët.

Astrologu Pavel Carlin tha: “Demokratët nuk do të respektojnë rezultatin dhe Joe Biden do të vjedhë presidencën”.

Dhe mistiku Sana Kuma në mënyrë të ngjashme beson se Amerika po shkon drejt një rezultati befasues të zgjedhjeve.

Sipas mendimit të saj, presidenti Trump do të fitojë përsëri, por jo përmes një rezultati nokaut.

Zgjedhja e tij, do të forcojë ekonominë e SHBA-së e cila më pas do të lulëzojë në vitet e ardhshme.

Astrologia e njohur Tova Safra gjithashtu beson se Presidenti Trump do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera.

Sipas interpretimit të saj të yjeve, rezultatet mund të jenë të paqarta në fillim, por një fitore e Republikanëve është e garantuar.

Sidoqoftë, asnjë nga këto pretendime nuk përputhet me atë që sondazhet dhe analistët kanë thënë për javë të tëra.

Nuk ka gjithashtu asnjë provë për të mbështetur pretendimin se astrologjia ka ndonjë ndikim mbi realitetin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Banorët e një fshati në Angli në hall nga pulat – ankohen edhe në “nivele të larta të pushtetit”

Interesante
Macja e parezistueshme kërkon ushqim në rrugët e Stambollit

Macja e parezistueshme kërkon ushqim në rrugët e Stambollit

Fun
Kryeministri britanik në cilësinë e “futbollistit” – pamjet bëhen virale

Kryeministri britanik në cilësinë e “futbollistit” – pamjet bëhen virale

Interesante
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë

Interesante
Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Në vend të shpejtësisë së pestë e futi ndërruesin në të tretën, pakujdesia i kushtoi shoferit në SHBA mbi 40 mijë dollarë

Fun
Influencuesi gjerman shfaqet duke kërcyer në Taj Mahal, videoja e tij bëhet virale

Influencuesi gjerman shfaqet duke kërcyer në Taj Mahal, videoja e tij bëhet virale

Fun
Kalo në kategori